prokuroria speciale e kosoves ne konferencen rajonale per krimet e luftes 68b97a6935da0

Prokuroria Speciale e Kosovës në konferencën rajonale për krimet e luftës

September 4, 2025
1 minut lexim

Me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit të Kroacisë, një delegacion i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i përbërë nga Kryeprokurori Blerim Isufaj, dhe prokurorët e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës Ilir Morina dhe Florije Shamolli, po merr pjesë në Konferencën Rajonale për Krimet e Luftës.

Tema kryesore e konferencës ishte bashkëpunimi ndërkombëtar dhe koordinimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës.

Në fjalën e tij, Kryeprokurori Isufaj informoi të pranishmit mbi punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në trajtimin e këtyre rasteve, angazhimin dhe përkushtimin e institucionit në hetimin e krimeve të luftës dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërsa, gjatë qëndrimit në Kroaci, Kryeprokurori Isufaj zhvilloi një takim pune me Kryeprokurorin e Kroacisë Ivan Turudic.

“Ata diskutuan tema me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë, dhe u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë mes dy vendeve. Ndërkohë, edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë konferencë u pajtuan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në këtë fushë dhe në marrjen e masave që mundësojnë mbrojtje adekuate të viktimave të këtyre shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut”, njofton Prokuroria e Shtetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agim ademi befason zviceranet leon avdullahu mund te behet granit xhaka i kosoves 68b97a5ba835f
Lajmi i mëparshëm

Agim Ademi befason zviceranët: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës

sherri masiv ne korce lihet ne burg 54 vjecari detyrim paraqitje per te akuzuarit e tjere 68b97b0438372
Lajmi i radhës

Sherri masiv në Korçë/ Lihet në burg 54 vjeçari, “detyrim paraqitje” për të akuzuarit e tjerë

Të fundit nga

ShkoLartë