prokuroria ne peje kerkon paraburgim ndaj kater te pandehurve per detyrim 68833c94ba262

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj katër të pandehurve për “detyrim”

July 25, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve Xh.K, D.K, A.K. dhe L.Sh për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas prokurorisë, të pandehurit e lartcekur, me datë 23 korrik 2025, “me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përdorin kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin që të kryej një veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari kishte blerë një patundshmëri nga ish-pronari, detyrojnë për të paguar shuma të konsiderueshme të parave, fillimisht shumën prej 20.000 (njëzetmijë) euro, me pas edhe 30.000 mijë, deri sa janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore”.

“Gjithashtu, i pandehuri L.Sh, dyshohet edhe për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve’, sipas KPRK-së”, tha Prokuroria Themelore e Pejës.

Prokurori i shtetit, gjatë seancës se procedurës paraprake, PTh e Pejës tha se do kërkojë nga gjyqtari që të pandehurve t’u caktohet masa e paraburgimit.

Policia dje njoftoi se të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, ia kanë pamundësuar një personi posedimin dhe shfrytëzimin faktik të pronës së tij.

Sipas policisë, për ta lejuar atë që ta shfrytëzojë pronën e tij, e kanë detyruar të njëjtin që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke e detyruar të paguajë shumën prej 30 mijë euro që t’i lejohet posedimi faktik i pronës. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afati i fundit 31 korriku ramaclirim i buzerrugeve kombetare nga rraqet e bizneseve 68833a785a6d3
Lajmi i mëparshëm

Afati i fundit 31 korriku/Rama:Çlirim i buzërrugëve kombëtare nga rraqet e bizneseve

hiqni njollat kokeforta nga dysheku juaj duke perdorur nje produkt qe ndoshta e keni ne shtepi 68833dc0a4322
Lajmi i radhës

Hiqni njollat kokëforta nga dysheku juaj duke përdorur një produkt që ndoshta e keni në shtëpi

Të fundit nga

ShkoLartë