prokuroria kerkon paraburgim per kosovarin qe vodhi cigare dhe alkool me vlere mbi 50 mije denare 69e5e0103485e

Prokuroria kërkon paraburgim për kosovarin që vodhi cigare dhe alkool me vlerë mbi 50 mijë denarë

April 20, 2026
1 minut lexim
PROKURORIA PUBLIKE SHKUP

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër një shtetasi 39-vjeçar të Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, si dhe tentativë për kryerjen e të njëjtës vepër.

​Sipas Prokurorisë, i dyshuari më 11 prill, duke përdorur një sëpatë (tesllë), ka thyer xhamin e derës hyrëse të një market-tobakoje në Shkup. Pasi ka hyrë brenda, ai ka kontrolluar objektin dhe ka vjedhur para nga qarkullimi ditor, pije alkoolike, cigare dhe produkte të tjera, me vlerë totale prej 52.900 denarësh. Pas vjedhjes, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me biçikletë.

​Më 18 prill, i njëjti person ka tentuar sërish të hyjë në të njëjtin objekt në të njëjtën mënyrë, por është vërejtur nga kalimtarët dhe punonjësit, të cilët e kanë denoncuar rastin në polici.

​Nga Prokuroria informojnë se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes, veçanërisht për faktin se i dyshuari ka qëndruar i paparaqitur në shtet. Për këtë arsye, gjyqtarit të procedurës paraprake i është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

VLEN 1
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi, por BDI e la shqipen jashtë provimit të jurisprudencës

jagxhiu projektligji per llogaridhenie te agjencive ekzekutive avancon procesin e racionalizimit 69e5f23895bbd
Lajmi i radhës

​Jagxhiu: Projektligji për llogaridhënie të agjencive ekzekutive, avancon procesin e racionalizimit

Të fundit nga

ShkoLartë