prokuroria kerkon paraburgim per drejtorin e higjienes komunale dhe udheheqesin per menaxhim te mbeturina 6900c5b179385

Prokuroria kërkon paraburgim për drejtorin e Higjienës Komunale dhe udhëheqësin për menaxhim të mbeturina

October 28, 2025
1 minut lexim

Nga Prokuroria Themelore në një komunikatë për media kanë njoftuar se kanë dorëzuar kërkesë deri në gjykatë që t’i caktohet masa e paraburgimit u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Shkup, Sabahudin Rustemi dhe Aki Saitit, udhëheqës për menaxhim të mbeturinave pranë të njëjtës ndërmarrje.
Nga Prokuroria thonë se të njëjtit dyshohen për veprën penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturinat”, që dënohet sipas Nenit 230, paragrafi 1 i Kodit Penal.
“Të dyshuarit, njëri në cilësinë e drejtorit të përkohshëm dhe tjetri si menaxher për mbeturinat në NP Higjiena Komunale Shkup vepruan në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe detyrat e tyre për mbledhjen dhe transportimin e rregullt të mbeturinave jo të dëmshme në territorin e Qytetit të Shkupit, si dhe me detyrimet e parashikuara në Programin Operativ për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale dhe Planin Operativ për mirëmbajtjen e pastërtisë publike. Për shkak të mungesës së mbikëqyrjes së plotë mbi mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave, si dhe për shkak të menaxhimit jo të rregullt të tyre, gjatë këtij muaji u krijuan deponi të vogla në hapësira publike dhe rrugore, pranë kontejnerëve të parashikuara për mbledhjen e mbeturinave, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme të cilësisë së tokës, ajrit dhe ujit dhe duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e njerëzve për shkak të mundësisë së përhapjes së sëmundjeve infektive ose të tjera. Këto dyshime u konfirmuan përmes inspektimeve të jashtëzakonshme nga inspektorët lokalë të mjedisit, të udhëhequr nga Prokuroria, si dhe përmes vlerësimeve ekspertësh mbi ndikimin e mbeturinave në shëndetin publik dhe rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik të RMV-së”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krize per pelet ne maqedoni ky eshte cmimi 6900c50fa3c61
Lajmi i mëparshëm

Krizë për pelet në Maqedoni, ky është çmimi

meta pas shtyrjes se seances spak po genjen per te justifikuar paraburgimin tim 6900c715457b4
Lajmi i radhës

Meta pas shtyrjes së seancës: SPAK po gënjen për të justifikuar paraburgimin tim

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë