prokuroria kerkoi ngrirjen e 27 milione eurove te 39 persona ne maqedonine e veriut 6a46aa2e6f121

Prokuroria kërkoi ngrirjen e 27 milionë eurove te 39 persona në Maqedoninë e Veriut

July 2, 2026
1 minut lexim
EUROO

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në vitin 2025, në shtatë lëndë, kundër 39 personave fizikë dhe 20 personave juridikë, ka parashtruar  kërkesa për ngrirjen e aseteve me vlerë totale prej 27 milionë eurosh, që krahasuar me vitin 2024, kur arriti 5,7 milionë euro që është pesë herë më e lartë, raporton MIA

Procedurat për këto raste, siç u potencua gjatë shqyrtimit të Raportit Vjetor mbi punën e PTHP NKOK para Këshillit të prokurorëve publikë, janë në vazhdim.

Duke dhënë detaje mbi raportin, shefi i PTHP NKOK, Islam Abazi, deklaroi se këtë vit kanë pasur më shumë akuza penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit të nivelit të lartë dhe për këtë arsye vlera e aseteve të ngrira është pesë herë më e madhe, krahasuar me vitin e kaluar kur prokuroria ishte më e fokusuar në grupet e krimit të organizuar të cilët kryenin vrasje dhe trafikim droge.

“Në departamentin e specializuar u vu re një ndryshim në strukturën e personave të raportuar, kështu që në vitin 2025 u rrit numri i personave të raportuar në cilësinë e doganierëve dhe pjesëtarëve të policisë së burgjeve, ndërsa për herë të parë raportuam edhe persona juridikë. Sa i përket llojit të veprave penale, në vitin 2025 kemi një numër në rritje të rasteve të paraqitura për veprën penale mashtrim doganor, zbulim të sekreteve zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, natyrisht, si dhe vepra korruptive, pranim të ryshfetit dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar”, deklaroi Abazi.

Në seancën e sotme, Këshilli i prokurorëve publikë shqyrtoi dhe miratoi unanimisht Raportin Vjetor për punën e PTHP NKOK për vitin 2025.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zhvillim i ri ne rastin e 350 mije eurove prokuroria nxjerr prova te reja per gjyqtarin gjoko ristov 6a46a8e2480b2
Lajmi i mëparshëm

Zhvillim i ri në rastin e 350 mijë eurove: Prokuroria nxjerr prova të reja për gjyqtarin Gjoko Ristov

shba dhe irani perplasen serish per kontrollin e ngushtices se hormuzit 6a46bc2880784
Lajmi i radhës

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Të fundit nga

ShkoLartë