prokuroria jep detaje per arrestimin e gjestit dyshohet per tri vepra penale 69b1c1d539cec

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit, dyshohet për tri vepra penale

March 11, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë një person i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti, nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, i dyshuari po hetohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, e paraparë me nenin 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, ai dyshohet edhe për veprat penale “Kanosja”, sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, të përcaktuar në nenin 321 të këtij kodi.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndalimi është bërë për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa gjatë kësaj kohe pritet të zhvillohen procedurat e para hetimore lidhur me rastin.

Njoftim i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.

Personi i ndaluar është i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti.

Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast.

Për shkak të fazës së hershme tëprocedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, brenda afatave ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

spak dergon per gjykim tre shtetas ukrainas pjese e grupit kriminal te trafikimit te personave 69b1c15d4b5e8
Lajmi i mëparshëm

​SPAK dërgon për gjykim tre shtetas ukrainas, pjesë e grupit kriminal të trafikimit të personave

Të fundit nga

Arrestohet Gjesti

Është arrestuar këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kështu kanë bërë të ditur burime të medias. Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Enis Pllana në lidhje me

Do të ulet çmimi i naftës

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (International Energy Agency) po shqyrton një lirimin rekord të rezervave strategjike të naftës, një veprim që tashmë ka filluar t’i “ftohë” bursat botërore. Pas paralajmërimeve për aksionin më
ShkoLartë