prokuroria e specializuar paraqet akuzat ne rastin thaci 2 69a17db154506

Prokuroria e Specializuar paraqet akuzat në rastin “Thaçi 2”

February 27, 2026
min lexim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në seancën e sotme të deklaratave hyrëse edhe njëherë u deklaruan të pafajshëm pesë të akuzuarit për pengim të drejtësisë.

Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit akuzohen për pengim të drejtësisë.

Fillimisht gjykatësi, Kristofer Gosnel shpalosi lëndën, duke treguar se aktakuza ishte njoftuar më 29 nëntor 2024 dhe më 16 prill 2025, ishte konfirmuar, me një shtesë të përgjegjësisë penale për Thaçin.

Gosnel paraqet lëndën

“Akuza për këtë çështje gjyqësore kanë filluar në vitin 2024 dhe ndërkohë më 29 nëntor 2024 i lëshuan fletarrestet për Thaçi,S makaja, Kilaj, Fazliu dhe një fletëthirrje për paraqitje për Kuçin. Më datën 8 dhe 9 dhjetor 2024 u organizuar seanca e parë për të akuzuarit të cilët u deklaruan jo fajtor për akuzat e ngritura kundër tyre, më 16 prill 2025 në vijim të gjykatësit të procedurës paraprake autoriozoi shtesën e formës e përgjegjësisë penale në lidhje me Thaçin vetëm dhe prokurori dorëzoi një aktakuzë të konfimruar të ndryshuar. Më 24 prill 2025 Thaçi u deklarua jo fajtor për të gjitha akuzat e ngritura në aktakuzë“, tha ai.

Prokurori i specializuar teksa lexoi pikat e akuzës që rëndojnë ndaj Thaçit, tha se ai akuzohet për tri vepra penale kundër rendit publik dhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.

Prokurori tregon pikat e aktakuzës që rëndojnë mbi Thaçin

“Hashim Thaçi mban përgjegjësi penale për pika 1 tentativ të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes së një grupi midis së paku 26 qershor-18 korrikut 2023 vepër penale kundër rendit publik ….Pika 2 tentativ për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi. Midis së paku 9 shtatorit dhe 30 tetor 2023 vepër penale…pika 3 tentativ për pengim të personave zyrtar në kryejnë e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes së përbashkët të një grupi midis së paku 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023 dhe veprën penale kundër rendit publik….Pika 4 shkelje e fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë midis së paku 26 qerhsor-18 korrikut 2023 vepër penale kundër administrimtit ë drejtësisë dhe administratës publike…Pika 5 shkelje e fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar për informacion të fshehtë midis së paku 9 shtator -30 tetor 2023 vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike….pika 6 Shkelje e fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë midis së paku 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023 vepër penal kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike”, tha ai.

Më pas prokurori, vazhdoi t’i paraqet akuzat të cilat ngarkohet Bashkim Smakaj e që janë një për vepër penale kundër rendit publik dhe një akuzë tjetër kundër administrimit ë drejtësisë dhe administratës publike.

Prokurori tregon edhe akuzat që e ngaron Smakajn

“Bashkim Smakaj mban përgjegjësi penale individuale për pika 12 tentativ për pengim të personave zyrtar për kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesë]marrjes së përbashkët të një grupi midis së paku 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023 vepër penale kundër rendit publik…..Pika 13 mosbindje kundër gjykatës midis së paku 9 shtatori-30 tetori vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike”, tha ai.

Akuzat i shpaloi prokurori edhe për Isni Kilaj.

“Isni Kilaj mban përgjegjësi penale individuale për pika 14 tentativ për pengim tentativ për pengim të personave zyrtar për kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes së përbashkët të një grupi midis së paku 6 tetori dhe 2 nëntorit 2023 vepër penale kundër rendit publik…mosbindje ndaj gjykatës midis së paku 6 tetori dhe 2 nëntorit 2023 vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike”, tha ai.

Prokurori deklaroi se Fadil Fazliu në këtë proces gjyqësor akuzohet për dy vepra penale e që janë vepër kundër rendit publik dhe kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.

“Fadil Fazliu mban përgjegjësi penale individuale për tentativ për pengim tentativ për pengim të personave zyrtar për kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesë]marrjes së përbashkët të një grupi midis së paku 26 qershorit dhe 18 korrikut vepër penale kundër rendit publik…. mosbindje ndaj gjykatës midis së paku 16 qershor dhe 18 korrikut 2023 vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe adminsitratës publike”, tha ai.

Ndërsa, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale në Hagë, Hajredin Kuçi akuzohet për veprën penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.

“Hajredin Kuçi mban përgjegjësi penale indivudale për mosbindje ndaj gjykatës midis së paku 1 dhe 13 shtatorit 2023 vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe adminsitratës publike”, tha ai.

Aktakuza fillestare kundër pesë të akuzuarve për pengim të administrimit të drejtësisë u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u ndryshua më 16 prill 2025.

Sipas aktakuzës, midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme në objektin e paraburgimit, Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, duke i udhëzuar ata “që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”.

Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tre grupe, të përbëra nga Smakaj, Fazliu, Kilaj, Kuçi dhe persona të tjerë për të cilët nuk janë ngritur akuza me qëllimin e ndërhyrjes në dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në Hagë, më 6 dhjetor 2024. Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

korrupsion dhe pabarazi ne tendere spak jep pretencen per te pandehurit e universitetit bujqesor 69a17d9ac4d3f
Lajmi i mëparshëm

Korrupsion dhe pabarazi në tenderë, SPAK jep pretencën për të pandehurit e Universitetit Bujqësor

Të fundit nga

Dilema në sulm

Në prag të sfidës me Vllazninë, trajneri Orges Shehi po bën llogaritë e fundit për 11- shen që do të zbresë në fushë. Tirana vjen në këtë përballje me objektivin e qartë
ShkoLartë