Prokuroria e Milanos ka kërkuar dënimin me 1 vit e 8 muaj për influenceren dhe sipërmarrësen digjitale Chiara Ferragni, në lidhje me hetimet e njohura si “PandoroGate” dhe fushatën e saj të vitit të kaluar. Sipas organit të akuzës, Ferragni dyshohet se ka mashtruar konsumatorët përmes fushatave të prezantuara si bamirëse, duke përfituar në mënyrë të paligjshme si financiarisht, ashtu edhe në imazh publik. Kërkesa për dënim është bërë nga prokurori Cristian Barilli dhe zv.prokurori Eugenio Fusco, gjatë seancës së sotme para gjyqtarit Iio Manucci Picini.
Prokuroria ka marrë parasysh faktin që Ferragni ka zgjedhur gjykimin të shkurtuar, i cili parashikon uljen me një të tretën e dënimit.
Gjatë seancës, Chiara Ferragni ka dhënë disa deklarata të shkurtra, duke mbrojtur veten:
“Kemi vepruar me mirëbesim. Askush nuk ka përfituar në kurriz të askujt,” është shprehur ajo në sallën e gjyqit.
Burimi: botasot.info


