prokurori video incizimet deshmojne se vrasja e rreshterit muhamet lika ishte e planifikuar 6a61e3952b896

Prokurori: Video-incizimet dëshmojnë se vrasja e rreshterit Muhamet Lika ishte e planifikuar

July 23, 2026
1 minut lexim

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj po vazhdon shqyrtimi gjyqësor për rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, ku prokurori Ismet Rrahmani, në fjalën e tij hyrëse, deklaroi se provat materiale dhe video-incizimet e kamerave të sigurisë dëshmojnë se vrasja ishte e planifikuar dhe se të akuzuarit kanë ndihmuar autorin e dyshuar para, gjatë dhe pas kryerjes së krimit.

Sipas prokurorit, 1 prilli i vitit 2025 kishte nisur si një ditë e zakonshme pune për rreshterin Muhamet Lika, i cili pas përfundimit të orarit të punës në Kaçanik, rreth orës 22:54, u nis drejt banesës së tij, por nuk arriti kurrë në destinacion.

“Arsyeja ishte se u privua nga jeta me armë zjarri nga i mituri Rejhan Bela”, ka thënë Rrahmani.

Ai theksoi se nga analiza e video-incizimeve të kamerave të sigurisë janë identifikuar personat e përfshirë në rast dhe se, sipas Prokurorisë, Rejhan Bela është autori i drejtpërdrejtë i vrasjes, ndërsa pesë të pandehurit e tjerë kanë vepruar në bashkëkryerje duke i ofruar ndihmë para, gjatë dhe pas ekzekutimit të krimit.

Prokurori u shpreh se provat, përfshirë video-incizimet, lokacionet dhe dëshmitë e dëshmitarëve, do të dëshmojnë se ngjarja nuk ishte spontane, por rezultat i një përgatitjeje të qëllimshme që kulmoi me vrasjen e rreshterit Lika.

Në fjalën e tij, Rrahmani përshkroi edhe rolin që, sipas aktakuzës, kanë pasur të akuzuarit. Ai tha se Rilind Murati është parë në shoqëri me Rejhan Belën gjatë kohës së kryerjes së vrasjes, ndërsa Vatan Çaka është filmuar së bashku me Muratin dhe Belën duke vëzhguar vendin e ngjarjes para se të ndodhte krimi.

Sa i përket Edmond Likës, prokurori deklaroi se ai është parë në shoqërinë e Shkëlqim Kukës duke ndjekur lëvizjet e rreshterit Muhamet Lika pas daljes nga stacioni policor. Sipas Prokurorisë, pasi viktima kaloi pranë tyre, Edmond Lika zbriti nga vetura “Opel”, pronë e Shkëlqim Kukës, dhe vazhdoi me veturën e tij “Golf 2” në drejtim të vendit ku u krye vrasja.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ciftit nga maqedonia me vendbanim ne belgjike i sekuestrohet ar ne vlere te 21000 eurove 6a61cd0e1480c
Lajmi i mëparshëm

Çiftit nga Maqedonia me vendbanim në Belgjikë, i sekuestrohet ar në vlerë të 21,000 eurove

dyshohet se abuzoi seksualisht me 27 vjecaren me probleme te shendetit mendor shpallet ne kerkim 42 vjecari ne lushnje 6a61e4101d608
Lajmi i radhës

Dyshohet se abuzoi seksualisht me 27-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë

Të fundit nga

ShkoLartë