prokurori ia lexoi nje deklarate te agim cekut deshmitari duncan i thote se nuk po thuhet ashtu 68d26ac06e635

Prokurori ia lexoi një deklaratë të Agim Çekut, dëshmitari Duncan i thotë se nuk po thuhet ashtu

September 23, 2025
min lexim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitarit John Duncan iu lexua një deklaratë e Agim Çekut kur ishte pyetur se çfarë mendon se do të ndodhte në Kosovë pas përfundimit të luftës, e në të cilën kishte thënë se do kujdesej që lufta të përfundohet me sukses dhe pjesën politike do ia linte të merret Qeveria e udhëhequr nga Thaçi.

“Kur e pyetën se çfarë mendon se do të ndodhë në Kosovë pasi të përfundojë lufta; nëse do të jetë e pavarur apo rajon i pavarur i Serbisë, ai u përgjigj: unë jam një ushtar, detyra ime është të kujdesem për ushtrinë, situatën në fushëbetejë dhe të kujdesem që lufta të përfundojë me sukses. Ai premtoi që do të luftojë derisa forcat e Sllobodan Millosheviqit të dëboheshin nga Kosova dhe t’ia linte politikën Qeverisë që drejtonte Thaçi”, lexoi prokurori Matt Halling.

Pas kësaj, prokuroi pyeti dëshmitarin se a e dinte që Agim Çeku ka thënë që është pjesë e një Qeverie që drejtohet nga Hashim Thaçi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Jo nuk thotë kështu këtu”, iu përgjigj dëshmitari-prokurorit.

Më pas, prokuroi vijoi me pyetjen pasuese duke i thënë dëshmitarit se a e dinte që Çeku ka thënë që do ia linte politikën Qeverisë së udhëhequr nga Thaçi.

“A e dini ju se ia ka thënë që do të luftonte deri sa t’i dëbonte forcat e Sllobodan Millosheviqit nga Kosova dhe do ia linte politikën Qeverisë që udhëhiqte Hashim Thaçi?”, pyeti Halling.

Më pas, dëshmitari thotë sërish që Agim Çeku nuk e pranon që është pjesë e Qeverisë kështu duke i dhënë interpretim deklaratës së Çekut.

“Po këtë thotë, por nuk thotë që jam pjesë e Qeverisë. Mbase, nuk e kuptova mirë pyetjen tuaj dhe ju kërkoj ndjesë për këtë. Në fjali thuhet: Unë jam ushtar profesionist, kam një rol tjetër dhe politikën ia lë Qeverisë sonë që drejtohet nga Hashim Thaçi. Kjo përputhet me atë që kam thënë në dëshminë time kur thash që ata punonin si ekip se bashku; unë do bëjë punën time, ti do bësh punën tënde. Pra, Agim Çeku ka folur për aspektin ushtarak ndërsa zoti Thaçi ka mbuluar aspektin politik. Kështu ka qenë dinamika”, tha dëshmitari.

Por, për atë nëse e ka bërë këtë deklarim Agim Çeku- deklaratë që iu lexua dëshmitarit, ky i fundit tha se nuk ka dijeni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptari po shkelqen ne angli perfundon ne formacionin me te mire te javes 68d26ab39ee95
Lajmi i mëparshëm

Shqiptari po shkëlqen në Angli, përfundon në formacionin më të mirë të javës

keshilltaret socialiste bejne gati pr vendimin veliaj te shkarkohet si kryetar bashkie 68d26b651adc1
Lajmi i radhës

Këshilltarët socialistë bëjnë gati pr.vendimin: Veliaj të shkarkohet si kryetar bashkie

Të fundit nga

ShkoLartë