Prokurorët kanë pohuar se personi i akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk rrëfeu vrasjen e aktivistit të krahut të djathtë në një mesazh drejtuar shokut të tij të dhomës, ndërsa njoftuan shtatë akuza kundër tij.
Tyler Robinson, 22 vjeç, la një shënim nën tastierë që shoku i tij i dhomës ta zbulonte, tha Prokurori i Qarkut të Utah-ut, Jeffrey Gray. Ai shtoi se shoku i dhomës ishte partneri romantik i të pandehurit, shkruan BBC.
Sipas Gray, shënimi thoshte: “Pata mundësinë ta vrisja Charlie Kirk dhe do ta pranoj.”
Prokurori gjithashtu ndau mesazhe me tekst midis shokëve të dhomës, përfshirë një në të cilin i pandehuri thuhet se tha se e qëlloi Kirk sepse “i kishte ardhur në majë të hundës urrejtja e tij”.
Burimi: botasot.info


