prokurimi publik per laptopet marreveshja me telekomin alsat zbardh disa shkelje nga procesi i regjistrimit te popullsise 6862d01bb3ed1

Prokurimi publik për laptopët, marrëveshja me Telekomin – Alsat zbardh disa shkelje nga procesi i regjistrimit të popullsisë

June 30, 2025
min lexim

Shkup, 30 qershor – Televizioni Alsat ka arritur të zbardh indikacione që lidhen me keqpërdorime mbi procesin e regjistrimit të popullsisë nga dy ish drejtuesit e Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski dhe Ilmi Selami.

Pranimi i 5650 laptopëve të nevojshëm për procesin e regjistrimit nuk është bërë në përputhje me marrëveshjen e arritur mes Entit dhe Telekomit të Maqedonisë.

Marrëveshja ka parashikuar formimin e një trupi të pavarur që përcakton, vlerëson dhe pranon porosinë, por kjo nuk ka ndodhur. Pranimi është bërë nga dy drejtorët të cilët e kanë nënshkruar aktin.

“Dërgesën e nënshkruajnë me emër dhe mbiemër të plotë personat e caktuar nga ana e palës në marrëveshje, përkatësisht pjesëtarët e grupit të punës për pranim teknik të aparaturës, grup i cili formohet nga Enti Shtetëror i Statistikave….”, thuhet në marrëveshjen mes ESHS-së dhe Telekomit

Kjo shkelje ishte evidentuar edhe nga Enti Shtetëror i Revizionit.

“Dokumenti që i referohet pranim dorëzimit të laptopëve është nënshkruar nga drejtori më datë 18.12.2020, akt që nënkupton se prokurimi i ka përmbushur aspektet kualitative dhe kuantitative, por që bie në kundërshtim me nenin 6 të marrëveshjes ku është theksuar në mënyrë taksative se: Për nevojat e prokurimit publik formohet grup pune me obligimin për të bërë pranimin teknik të laptopëve dhe të vlerëson kualitetin dhe kuantitetin e tyre”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizion.

Për të mos mjaftuar me kaq, Simovski dhe Selami kanë bërë tre anekse në marrëveshje, duke mos shpallur prokurim publik. Këtë e kanë bërë në marrëveshje me palën tjetër, pra Telekomin.

“Pas realizimit të marrëveshjes, me operatorin e përzgjedhur janë lidhur edhe 3 anekse në kuadër të marrëveshjes me vlerë prej 30.225.000 denarë, por pa zbatuar tender apo prokurim publik. Aty është potencuar se marrëveshja është lidhur me pajtimin e dy palëve”, thonë tutje nga Enti Shtetëror i Revizion.

Dokumenti që dëshmon indikacionet për shkelje ligjore, sipas informacioneve tona ndodhet në Entin Shtetëror të Statistikave. Në gjah të kësaj dëshmie, jo zyrtarisht është lëshuar Prokuroria e ndjekjes së krimit të organizuar dhe Policia Financiare. Nën hetimin e këtyre dy organeve ligj zbatuese janë përfshirë edhe procedurat tjera të Regjistrimit të Popullsisë, përfshi aplikacionin, materialet propagandistike, internet kartelat dhe fushata për informimin e qytetarëve mbi qëllimin e regjistrimit të popullsisë./ Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cursor lancon nje aplikacion uebi per menaxhimin e agjenteve ai 6862ceb3ae637
Lajmi i mëparshëm

Cursor lançon një aplikacion uebi për menaxhimin e agjentëve AI

mexhiti pret ne kufi kryeministrin e kosoves albin kurti mire se erdhe vella 6862d183732c9
Lajmi i radhës

Mexhiti pret në kufi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti: Mirë se erdhe, vëlla!

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë