projekti tid ne durres zhupa kerkon interpelance me ministrin gonxhja prioritet mbrojtja e interesit te qytetareve 68f91654d712e

Projekti TID në Durrës, Zhupa kërkon interpelancë me ministrin Gonxhja: Prioritet mbrojtja e interesit të qytetarëve

October 22, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëkohësisht edhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën ka depozituar sot në kuvend kërkesën për interpelancë me ministrin e Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja në lidhje me projektin TID për rikualifikimin e lagjeve të Durrësit.

Zhupa shprehet se e ka kërkuar interpelancën për të marr përgjigje publike për një sërë pikëpyetjesh të natyrës kushtetuese, ligjore, sociale dhe ekonomike, të cilat lidhen me:

1- Transparencën dhe konsultimin me komunitetin përfitues dhe të prekur;

2- Raportin e projektit me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe me legjislacionin për trashëgiminë kulturore;

3- Vlerësimin real të ndikimit në turizëm në raport me dëmtimin e strukturës historike dhe sociale të qytetit;

4- Procesin e shpronësimeve dhe dëmshpërblimeve për banorët, si dhe garancitë për të drejtat e tyre pronësore.

Ajo thekson se prioritet i saj dhe i PD do jetë mbrojtja e interesit  të qytetarëve, lartësimi i trashëgimisë kulturore dhe një turizëm i qëndrueshëm që respekton historinë dhe banorët lokal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vmro dhe lsdm me 5 ankesa per cashken fituesi shaqiri ska parregullsi i bejne ne baza etnike 68f914f338037
Lajmi i mëparshëm

VMRO dhe LSDM me 5 ankesa për Çashkën! Fituesi Shaqiri: S’ka parregullsi, i bëjnë në baza etnike

conte i pergjigjet capellos 68f916b55cbbc
Lajmi i radhës

Conte i përgjigjet Capellos

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë