projekti per instalimin e paneleve diellore banoret e fshatit qinam ne kolonje proteste mbrojtja e kullotave e vetmja menyre per te ruajtur ekonomine tone 692adaf51c14e

Projekti për instalimin e paneleve diellore, banorët e fshatit Qinam në Kolonjë protestë: Mbrojtja e kullotave, e vetmja mënyrë për të ruajtur ekonominë tonë

November 29, 2025
1 minut lexim

Banorët e fshatit Qinam në bashkinë e Kolonjës janë ngritur në protestë këtë të shtunë kundër projektit për instalimin e paneleve diellore në zonat e kullotave.

Gjatë protestës, banorët u shprehën se megjithëse bashkia ka zhvilluar disa takime informuese, vendimet e marra deri tani nuk reflektojnë aspak shqetësimet e tyre.

Ata theksuan se ndihen të përjashtuar nga procesi dhe të pambrojtur nga institucionet.

Banorët kujtojnë se kullotat dhe arat që pritet të zëvendësohen me panele janë të ndara prej brezash mes familjeve të fshatit, dhe se aty kullosin deri në 4000 krerë bagëti, përfshirë 600 lopë.

Sipas tyre, heqja e këtyre sipërfaqeve do të paralizonte të gjithë ciklin bujqësor e blegtoral të zonës.

Një prej fermerëve u shpreh se vendosja e paneleve diellore mund t’i largojë përfundimisht edhe familjet e fundit që mbështeten te blegtoria për të siguruar jetesën.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve për ndërhyrje urgjente, duke u shprehur se mbrojtja e kullotave është e vetmja mënyrë për të ruajtur ekonominë e fshatit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amber le bon shfaqet per here te pare me djalin e saj gjate nje dreke luksoze ne claridges 692ac85314db4
Lajmi i mëparshëm

Amber Le Bon shfaqet për herë të parë me djalin e saj gjatë një dreke luksoze në Claridge’s

ramos enderron kupen e botes pergatitet per rikthimin ne evrope 692adb5d2ab8a
Lajmi i radhës

Ramos ëndërron Kupën e Botës, përgatitet për rikthimin në Evropë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë