programi per cairin e se ardhmes vizioni i izet mexhitit per kater vitet e ardhshme 68e1059692c4e

Programi për Çairin e së ardhmes – vizioni i Izet Mexhitit për katër vitet e ardhshme

October 4, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, z. Izet Mexhiti, ka prezantuar sot programin e tij zgjedhor, të cilin e cilësoi si “manifest të punës, përkushtimit dhe vizionit për një Çair modern, të zhvilluar dhe dinjitoz”.

Në deklaratën e tij për media, Mexhiti theksoi:

“Çairi ka qenë dhe mbetet epiqendra e angazhimit tim ndër vite. E njoh themelin e tij, kam jetuar bashkë me Çairin në ditët e tij më të lavdishme, por edhe në ditët më të vështira. E di historinë e çdo lagjeje, çdo rruge e çdo rrugice. Prandaj vendosa të lë Qeverinë dhe të rikthehem në Çair, për të vazhduar misionin e nisur me një mandat të ri, me më shumë përvojë dhe energji.”

Programi zgjedhor i Izet Mexhitit parasheh modernizimin e plotë të infrastrukturës komunale, me projekte konkrete për:

ndërtimin e çerdheve dhe shkollave të reja,

rikonstruimin e rrugëve dhe bulevardeve,

krijimin e qendrave sportive, pishinave dhe hapësirave për rekreacion,

si dhe revitalizimin e zonave të gjelbra dhe ekologjike në çdo lagje të Çairit.

Mexhiti nënvizoi se dija, përvoja dhe vullneti do të jenë bazat e këtij mandati të ri:

> “Kam dijen, kam përvojën, por mbi të gjitha kam vullnetin dhe nijetin e pastër. Më 19 nëntor, ftoj çdo qytetar të Çairit të më besojë votën. Ajo për mua është nder dhe përgjegjësi – një amanet që do ta mbaj me përkushtim çdo ditë të punës sime si kryetar i komunës.”

Në përmbyllje të deklaratës, ai u bëri thirrje qytetarëve:

> “Voto me një zë. Voto numrin 7. Voto për Çairin që e duam të gjithë!”

📍Koalicioni VLEN – Izet Mexhiti për Çairin
🗳️ Zgjedhjet Lokale 2025

FB IMG 1759576227783

FB IMG 1759576225723

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi diskursi politik shqiptar ka rene ne nivelin me te ulet nga fjalori i urrejtjes te ferma e kafsheve 68e0f878c150f
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Diskursi politik shqiptar ka rënë në nivelin më të ulët, nga fjalori i urrejtjes te “Ferma e kafshëve”

u qellua me arme zjarri u gjet i pajete del ekspertiza mjekoligjore per 65 vjecarin gjergj tusha 68e106f5643cd
Lajmi i radhës

U qëllua me armë zjarri? U gjet i pajetë, del ekspertiza mjekoligjore për 65-vjeçarin Gjergj Tusha

Të fundit nga

ShkoLartë