profesori murtezaj me sundimin e ligjit ne veriun e kosoves shteti tregoi mesazhin e forces keto jane perpjekjet serbe per ta penguar 68c736012bbcf

Profesori Murtezaj: Me sundimin e ligjit në veriun e Kosovës, shteti tregoi mesazhin e forcës; këto janë përpjekjet serbe për ta penguar

September 14, 2025
1 minut lexim

Në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, Valon Murtezaj, profesor në Universitetin e Parisit dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka folur për gjendjen aktuale të Kosovës, menaxhimin e krizës politike dhe depërtimin e saj në organizata ndërkombëtare.

I pyetur se, pse Kosova ende po përballet me vështirësi në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës dhe OKB, ai rendin disa faktorë.

“Kosova përballet me vështirësi për shkak të disa faktorëve: Mungesa e njohjeve nga disa shtete të BE-së dhe kundërshtimin e fuqishëm nga Rusia dhe Kina, të cilat kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, vlerëson Murtezaj.

Image

Valon Murtezaj, profesor në Universitetin e Parisit dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Ai thotë më tutje se, lobimi i vazhdueshëm i Serbisë, shpeshherë i ndihmuar nga aleatët e saj si Rusia,  përpiqen të pengojnë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Po ashtu shpesh janë edhe ҫështje të brendshme politike, përfshirë ndonjëherë edhe komunikimi joefektiv diplomatik apo mungesa e strategjisë konkrete në këtë aspekt”, vlerëson profesor Murtezaj.

Ndërkaq sa i përket mënyrës se si Kosova po e menaxhon krizën politike të brendshme, Murtezaj thotë se Kosova po dërgon një mesazh të dyanshëm.

“Nga njëra anë, vendosmëria për sundim të ligjit dhe moslejimi i strukturave ilegale në veri, dërgojnë një mesazh të forcës se ligjit dhe sovranitetit, dhe është e duhura. Por nga ana tjetër, moskoordinimi i duhur nganjherë me partnerët ndërkombëtarë dhe mungesa e fleksibilitetit diplomatik në situata të ndjeshme, mund të japë përshtypjen e një qeverisjeje që nuk gjithmonë vepron në harmoni me aleatët”, vlerëson ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova vazhdon me fitore ne landesliga 68c735f43bdb3
Lajmi i mëparshëm

Kosova vazhdon me fitore në Landesliga

5000 shqiptare veshen hagen kuqezi mesazh gjyqtareve te hages jepini fund farses me udheheqesit e uck 68c736a463a5a
Lajmi i radhës

5000 shqiptarë veshën Hagën kuqezi, mesazh gjyqtarëve të Hagës: Jepini fund farsës me udhëheqësit e UÇK

Të fundit nga

ShkoLartë