BESNIK TELAI

Profesori Besnik Telai për kandidaturën e Bujar Osmanit: Bingo për VLEN-in, kiks i Ali Ahmetit

July 22, 2025
1 minut lexim

Profesori universitar Besnik Telai ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për të kandiduar Bujar Osmanin si kandidat për kryetar të komunës së Çairit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen së shpejti.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Telai e cilëson këtë lëvizje si një “kiks të madh” të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, duke shprehur bindjen se strategjia për të mbajtur kontrollin në Çair me kandidaturën e Osmanit është gabim dhe do të ketë pasoja negative për partinë.

“Bingo për VLEN-in, kiks i Alis”, ka shkruar ai, duke nënkuptuar se kandidatura e Osmanit do të favorizojë koalicionin opozitar VLEN dhe do të dëmtojë pozicionin e BDI-së në këtë komunë.

Reagimi i profesorit Telai është një nga komentet e para publike nga figura intelektuale për një çështje që po ngjall debat të gjerë në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Burimi: 3shi.net

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qmk gjashte zjarre aktive eshte intervenuar ne gjithsej 38 687f527eb5441
Lajmi i mëparshëm

QMK: Gjashtë zjarre aktive, është intervenuar në gjithsej 38

ministria e mbrojtjes nente vatra aktive zjarri ne vend nje ne monitorim 687f5bde661ed
Lajmi i radhës

Ministria e Mbrojtjes: Nëntë vatra aktive zjarri në vend, një në monitorim

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë