profesore te fakultetit ekonomik te ut se moren pjese ne konferencen nderkombetare shkencore ne la sapienza 68f76f152712d

Profesorë të Fakultetit Ekonomik të UT-së morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në “La Sapienza”

October 21, 2025
1 minut lexim

Në organizim të Universitetit “La Sapienza”, Universitetit të Maltës, Universitetit të Tetovës dhe Universitetit “Haxhi Zeka”, prej 13–15 tetor 2025, në hapësirat e Fakultetit për Ekonomi dhe Shkenca Sociale të Universitetit “La Sapienza” në Romë, u zhvilluan punimet e Kongresit të Nëntë Ndërkombëtar të Shkencave Shoqërore të Aplikuara (C-IASOS 2025).
Në këtë kongres, punimet e tyre shkencore i paraqitën njëzet e pesë anëtarë të stafit akademik të Universitetit të Tetovës, përkatësisht të Fakultetit Ekonomik. Ndërkaq, Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Brikend Aziri, mori pjesë edhe në cilësinë e udhëheqësit të njërit prej sesioneve tematike të kongresit.
Në kuadër të kongresit u zhvilluan edhe disa takime me përfaqësues të Universitetit “La Sapienza”, Universitetit të Maltës dhe Universitetit “Tor Vergata”, me qëllim të inicimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe institucioneve të sipërthëna.
Si rezultat i përfaqësimit dinjitoz të Universitetit të Tetovës, në takimin teknik, organizatorët e kongresit morën vendim të përbashkët që organizimi i ardhshëm i këtij kongresi, gjatë vitit 2026, të mbahet në Universitetin e Tetovës. Kjo do të jetë një mundësi konkrete që bashkëorganizatorët të njihen nga afër me arritjet akademike dhe institucionale të Universitetit të Tetovës.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

helen skelton dhe gethin jones iken ndaras por se bashku ne tapetin e kuq thashethemet per romancen nuk ndalen 68f75dd28509c
Lajmi i mëparshëm

Helen Skelton dhe Gethin Jones “ikën ndaras”, por së bashku në tapetin e kuq: Thashethemet për romancën nuk ndalen

nje vit nga burgosja e ilir metes blushi u arrestua me urdher nga tribuna e asamblese se ps 68f7707516970
Lajmi i radhës

Një vit nga burgosja e Ilir Metës, Blushi: U arrestua me urdhër nga tribuna e Asamblesë së PS

Të fundit nga

ShkoLartë