profecite e frikshme te nostradamus dhe baba vanga per 2025 cfare doli e vertete deri tani 6939b13e204fe

Profecitë e frikshme të Nostradamus dhe Baba Vanga për 2025: Çfarë doli e vërtetë deri tani?

December 10, 2025
1 minut lexim

Në shkrimet e tij të famshme “Les Prophéties” (1555), Nostradamusi përmend një vit të trazuar për Europën, ku “fuqitë e mëdha do të përplasen” dhe ku “një murtajë e madhe nga e kaluara do të rikthehet”.

Edhe pse Britania nuk është përfshirë drejtpërdrejt në ndonjë luftë këtë vit, vendi është tronditur nga sulme të izoluara me thikë dhe sulme kibernetike ndaj rrjeteve të mëdha tregtare  ngjarje që shumë e lidhin me frazën “armiq nga brenda dhe jashtë”.

Në një tjetër katërvargësh, Nostradamusi shkruan për “fuqitë që humbasin ndikimin dhe të reja që ngrihen”, çka disa e kanë parë si referencë ndaj përplasjes mes Rusisë dhe Perëndimit, rritjes së ndikimit të Kinës dhe dobësimit të Bashkimit Europian në arenën ndërkombëtare.

Një tjetër profeci që po përflitet është ajo për “zhvillime të mëdha mjekësore”, që shumë i lidhin me përparimin e vaksinës kundër tuberkulozit dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për diagnostikim të hershëm të sëmundjeve.

Sipas disa interpretuesve, përmendja e “Hënës” dhe “bronzit francez” mund të lidhet me rolin e Francës dhe Turqisë në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, një tjetër parashikim që Nostradamusi e kishte lidhur me “një konflikt të gjatë që shteron ushtritë”.

Nga ana tjetër, fallxhorja bullgare Baba Vanga, e quajtur “profetesha e Ballkanit”, thuhet se kishte parashikuar për vitin 2025 një luftë shkatërruese në Europë dhe tërmete të fuqishme që “do të ndryshojnë faqen e Tokës”.

Gjatë këtij viti, tërmetet vdekjeprurëse në Filipine, Afganistan dhe Nepal kanë shkaktuar qindra viktima, ndërsa tensionet mes Rusisë, NATO-s dhe Lindjes së Mesme kanë bërë që shumë ta shohin këtë si “parashikim të përmbushur pjesërisht”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

az alkmaar zbarkon ne kosove 6939b0339d8e8
Lajmi i mëparshëm

AZ Alkmaar zbarkon në Kosovë

takimi trump netanyahu me 29 dhjetor fokusi i bisedimeve situata ne gaza 6939b1533203d
Lajmi i radhës

Takimi Trump-Netanyahu më 29 dhjetor, fokusi i bisedimeve, situata në Gaza

Të fundit nga

ShkoLartë