procesi i 5d se muhamet petriti ja si alfred qato nga pronar i nje furre buke me beri pronar te vas konstruksion 68666b981cf9d

Procesi i “5D”-së, Muhamet Petriti: Ja si Alfred Qato nga pronar i një furre buke më bëri “pronar” të “Vas konstruksion”

July 3, 2025
1 minut lexim

Muhamet Petriti ishte dëshmitari i radhës që ka dëshmuar në procesin hetimor të skandalit të korrupsionit të drejtorëve hajdutë të Bashkisë së Tiranë përmes kompanisë famëkeqe “5D”, në pronësi të ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës të cilët ndodhen në burg

Muhamet Petriti: Unë kam një furrë buke në pronësi, herë pas here punoj aty. Kam 16 vite që punoj aty. Në vitin 2017-2018 me është ofruar një punë në “Vas konstruksion” si pronar.

Alfred Qato më ofroi detyrën dhe më tha është kompani serioze. Ti s’do kesh përgjegjësi, se është një staf që punon aty. Unë i thashë “mirë, do ta bëj”.

M’u kërkua të hapja një numër llogarie për të tërhequr lekët që fitonte firma gjatë punëve të tyre.

Lekët i merrja te banka dhe shkonin te arka e kompanisë.

Alfred Qato nuk dija çfarë detyre kishte. Kur shitëm kompaninë 10 milionë lekë, lekët  nuk kaluan në llogarinë time.

Në kompani nuk e njihja as stafin dhe s’kam qenë asnjëherë në zyrat e  kompanisë.

Me Mariglen Qaton jam takuar në 3 raste familjare. Redi Mollës e kam dëgjuar vetëm në televizor kur doli grupi “5D”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngerci politik lidhja e historianeve ne decan thirrje presidentes osmani shqyrtoje shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme 68666241a703b
Lajmi i mëparshëm

Ngërçi politik, Lidhja e Historianëve në Deçan thirrje presidentes Osmani: Shqyrtoje shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

garcia dhe lopez nuk jane ne shitje 68666bd403d20
Lajmi i radhës

Garcia dhe Lopez nuk janë në shitje!

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë