proces i qete zgjedhor ne kryeqytet ja cka thone qytetaret 69513aeef2bad

​Proces i qetë zgjedhor në kryeqytet, ja çka thonë qytetarët

December 28, 2025
1 minut lexim

Në Prishtinë po vazhdojnë votimi i qytetarëve. Në mesditë po shihet një interesim më i madh për të votuar, pasi deri në orën 13:30, janë votuar 23,935 qytetarë ose 10.90 përqind.

Votimi po vazhdon edhe në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë, ku të drejtë vote kanë 5273 qytetarë.

Qytetarja Fahrie Luma u shpreh për KosovaPress, se ka votuar në mënyrë të rregullt dhe nuk ka pasur ankesa, megjithëse zgjedhjet e kanë lodhur kësaj radhe dhe pret ndryshim.

Luma: Ne presim ndryshim shpresoj se u lodhëm

“Po kam votuar, procesi shkoi mirë shumë, jo nuk kam pasur ankesa, ne presim ndryshim, shpresoj se u lodhëm”, tha ajo.

Qytetari Mehmet Haxhiu u shpreh se ka votuar dhe njëkosisht nuk ka pasur problem gjatë procesit zgjedhor.

Haxhiu: Pres që të fitoj njerëz që dinë më udhëheq shtetin

“Po kam votuar, procesi zgjedhor shkoi shumë mirë, nuk po shihet problem unë që nga mëngjesi kam qenë këtu por nuk po shihet që ka ndonjë problem shumë mirëpo shkon , pres që të fitoj njerëz që dinë më udhëheq shtetin që të formohet qeveria dhe të kemi një jetë më të mirë”, u shpreh ai.

Qytetari tha se kam votuar dhe pres pak ndryshim.

Qytetari: Çfarë të thamë pak ndryshim

“Po kam votuar, shumë mirë, jo nuk kam pasur problem, të gjitha ishin në rregull, nuk po di çfarë të them, pak ndryshim”, theksoi ai.

Një qytetar tjetër u shpreh se do të votojë.

Qytetari: Do të votoj

“Unë ende jo por nusja po sepse unë votimin e kam në tjetrën shkollë” , tha ai.

Përndryshe, në kryeqytet deri në orën 13: 30 kanë votuar 23,935 qytetarë ose 10.90 përqind. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bota po perballet me nje mungese te fuqise punetore 69513a0425bf3
Lajmi i mëparshëm

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

e eliminuara e pare e ketij sezoni te big brother vip flet ne fan club xhodi skura me penalizoi 69513c129d171
Lajmi i radhës

E eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, flet në Fan Club Xhodi Skura: Më penalizoi…

Të fundit nga

Tifozët e Arsenalit besojnë se ylli i skuadrës

Një pjesë e tifozëve të Arsenalit kanë vendosur se një nga lojtarët kryesorë të ekipit ka ndaluar t’ia pasojë topin sulmuesit Viktor Gyokeres. Gyokeres u transferua te “Topçinjtë” në verë për shumën
ShkoLartë