procedohen dy persona gerryen shtatin e lumit fan per inerte 688e4cd8db883

Procedohen dy persona, gërryen shtatin e lumit Fan për inerte

August 2, 2025
1 minut lexim

Dy persona janë proceduar penalisht në Mirditë pasi po punonin për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse në shtatin e lumit Fan. Bëhet me dije se janë sekuestruar dy mjete të rënda, një fadromë dhe një kamion.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, konstatuan në shtratin e lumit Fan, 2 shtetas që po ushtronin aktivitet të paligjshëm për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht D. M., 75 vjeç, banues në Tiranë dhe F. P., 68 vjeç, banues në Rubik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dy shtepi jane djegur ne plotesisht ne nje zjarr ne lisice nje person eshte lenduar 688e3e5214719
Lajmi i mëparshëm

Dy shtëpi janë djegur në plotësisht në një zjarr në Lisiçe, një person është lënduar

fermin po shkon drejt manchester united 688e4d50763d7
Lajmi i radhës

Fermín po shkon drejt Manchester United?

Të fundit nga

CNN: Trump nis operacionin kundër mashtrimit me votat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka urdhëruar Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) të nisë një shqyrtim mbarëkombëtar të mashtrimeve të mundshme me votuesit që përfshijnë shtetas amerikanë të natyralizuar, raportoi CNN
ShkoLartë