problemet ne rrugen e florinjte nuk kane te sosur bllokohet qarkullimi ne aksin qukes qafe plloce 698838d51eb85

Problemet në “rrugën e florinjtë” nuk kanë të sosur, bllokohet qarkullimi në aksin Qukës–Qafë Plloçë

February 8, 2026
1 minut lexim

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masiveve të gurëve në trupin e rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, punimet jashtë standarteve dhe reshjet e fundit kanë shkaktuar destabilizim të terrenit, duke sjellë sërish probleme këtë të diel  në këtë segment rrugor, i cili prej kohësh mbetet një zonë problematike për qarkullimin.

Për pasojë, qarkullimi i mjeteve është ndërprerë, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në njoftimin e radhës.

Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërkohë që situata po monitorohet për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera.

Policia rrugore  u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe në kushte të pafavorshme atmosferike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

do ta gjej ku eshte dhe do ta vras kercenoi me jete zv presidentin j d vance arrestohet 33 vjecari ne shba 6988380c5a562
Lajmi i mëparshëm

“Do ta gjej ku është dhe do ta vras!”- Kërcënoi me jetë zv/presidentin J.D. Vance, arrestohet 33-vjeçari në SHBA!

kur civilet u bene shenjester cfare zbulon raporti java e terrorit ne drenice 698838eee21da
Lajmi i radhës

Kur civilët u bënë shënjestër, çfarë zbulon raporti “Java e terrorit në Drenicë”

Të fundit nga

ShkoLartë