probleme ne funksionimin e starlink ut nderprerje e shkurter edhe ne ukraine 68c7dfd35ac45

Probleme në funksionimin e Starlink-ut, ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë

September 15, 2025
1 minut lexim

Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Muskut ka pasur një ndërprerje të shkurtër të hënën në mëngjes, duke ndikuar edhe në Ukrainë, ku ushtria e përdor si lidhje thelbësore për komunikim në vijën e frontit.

“Starlink aktualisht po përjeton ndërprerje të shërbimit. Ekipi ynë po heton”, thuhej në njoftimin zyrtar në faqen e kompanisë, pa dhënë hollësi të tjera.

Komandanti i forcave ukrainase për dronë bëri të ditur se “Starlink u fik përgjatë tërë vijës së frontit në orën 07:28 sipas kohës së Ukrainës (06:28 sipas kohës qendrore evropiane)”.

Ai shtoi përmes një postimi në Telegram se në orën 08:02 shërbimi filloi të rikthehej gradualisht.

Portali që monitoron ndërprerjet e internetit, Downdetector, raportoi se mbi 43 mijë përdorues në Shtetet e Bashkuara kishin hasur probleme me Starlink gjatë kësaj kohe.

Starlink, i cili menaxhohet nga kompania SpaceX e Muskut, ofron shërbime interneti përmes një konstelacioni satelitor në orbitën e ulët të Tokës dhe përdoret gjerësisht në zona të largëta dhe rajone të konflikteve në mbarë botën. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cloud mining in 2025 planmining makes xrp and crypto earnings simple 68c7df8e764c3
Lajmi i mëparshëm

Cloud Mining in 2025: PlanMining Makes XRP and Crypto Earnings Simple

BDI LOGO GAZETA MK
Lajmi i radhës

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!

Të fundit nga

Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje

Dy persona nga Gostivari kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë me veturë në lumin Radika. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, teksa arsye e aksidentit sipas informatave zyrtare të policisë është
ShkoLartë