probleme me furnizimin me uje ne disa qytete kru prishtina jep sqarime 68fe2c6f32d68

Probleme me furnizimin me ujë në disa qytete, “KRU Prishtina` jep sqarime

October 26, 2025
1 minut lexim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit, si pasojë e punimeve teknike, janë shfaqur probleme të përkohshme në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj.

Si rezultat, furnizimi me ujë është çrregulluar herë pas here në disa zona të Fushë Kosovës, Prishtinës, Obiliqit dhe Drenasit.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, situata tashmë po shkon drejt normalizimit, pasi ITU Shkabaj ka filluar sërish trajtimin e ujit me kapacitet të plotë.

“Gjendja pak më e rënduar është në Drenas, por edhe aty pritet të stabilizohet shpejt dhe të fillohet me trajtim të ujit”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se qytetarët do të mbeten të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me furnizimin me ujë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grabitja e shekullit ne luver arrestohen dy te dyshuar 68fe2b82d78d0
Lajmi i mëparshëm

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar

mickoski haqim ramadani do ti humbe zgjedhjet dhe pastaj do te shkarkohet nga pozita qe ka tani ne qeveri 68fe3eda0b0fa
Lajmi i radhës

Mickoski: Haqim Ramadani do t’i humbë zgjedhjet dhe pastaj do të shkarkohet nga pozita që ka tani në qeveri

Të fundit nga

ShkoLartë