probleme me ashensorin nderron jete nje 65 vjecar ne nje objekt ne shkup 69d8e95308de5

Probleme me ashensorin, ndërron jetë një 65-vjeçar në një objekt në Shkup

April 10, 2026
1 minut lexim
SHIRIT POLIC

Gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:25, në një objekt në zonën e Bit Pazarit në Shkup është gjetur i vdekur A.S. (65) nga Shkupi. Nga Policia e rajonit të Shkupit bëjnë të ditur se 65-vjeçari u gjet i vdekur në ashensor.

“Më 09.04.2026, në ora 13:25 në SPB Shkup është raportuar se në një objekt shitjeje të një firme private në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.S. (65) nga Shkupi. Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, në bisedë me ta, punonjësi B.S. (28) nga Shkupi ka deklaruar se A.S. kishte ardhur në objekt për t’i vizituar. Sipas raportimit, pasi punonjësi ishte ngjitur për punë në katin e pestë të objektit, e kishte informuar A.S. se ashensori nuk punon, ndërsa duke zbritur kishte dëgjuar se ishte aktivizuar alarmi i ashensorit, pasi dyert e ashensorit në të gjitha katet kishin qenë të hapura. Pas kësaj, në katin përdhes, në pjesën e ashensorit, ai e ka gjetur A.S. të shtrirë në tokë”, thonë nga MPB.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

photo output 4 1536x1389 1
Lajmi i mëparshëm

Osmani: Përfaqësimi i drejtë nuk është më premtim, por detyrim ligjor

be sanksionet kunder izraelit jane ende ne tryeze 69d8fa845d36a
Lajmi i radhës

BE: Sanksionet kundër Izraelit janë ende në tryezë

Të fundit nga

ShkoLartë