pro orientimit seksual por berisha rama miraton ligjin per barazine per te mbuluar skandalet 690c887598b74

“Pro orientimit seksual, por..”, Berisha: Rama miraton ligjin për barazinë për të mbuluar skandalet

November 6, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj projektligjit për barazinë gjinore, duke e cilësuar atë si një tentativë për të fshehur “krimet monstruoze” të mazhorancës dhe për të shkatërruar strukturat tradicionale të familjes.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ky ligj ka për qëllim të mohojë të drejtat themelore të njeriut dhe të nxisë përplasje në komunitete fetare, duke e krahasuar me ligjin që shpallte ateizmin në Shqipëri gjatë periudhës komuniste.

“Për të fshehur krimet monstruoze, duan të miratojnë një ligj për të shkatërruar familjen, për t’i mohuar të drejtat themelore të njeriut. Ju garantoj se do të bëjmë maksimumin tonë. Ky ligj sjell komunitetet fetare të protestojnë, si ligji që shpallte ateizmin në Shqipëri,” – deklaroi Berisha.

Ai shtoi se opozita do të angazhohet fuqishëm për të ndaluar miratimin e ligjit dhe për të mbrojtur vlerat tradicionale dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ALBIN KURTI DHE IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri Kurti: Fitorja e Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit është triumf i ndershmërisë dhe qeverisjes së pastër VLEN

bellingham nje humbje nuk prishe ecurine e mire qe kemi 690c88d34a9be
Lajmi i radhës

Bellingham: Një humbje nuk prishë ecurinë e mirë që kemi

Të fundit nga

ShkoLartë