pritet moti i keq ristani apel qytetareve te evitojme levizjet e panevojshme 68b207b4317fb

Pritet moti i keq, Ristani apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizjet e panevojshme

August 29, 2025
1 minut lexim

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka bërë një apel për qytetarët që të tregojnë kujdes për shkak të motit të përkeqësuar që pritet në ditët në vijim.



Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga data 29 gusht deri më 2 shtator vendi do të përballet me situata të vështira atmosferike, me reshje shiu me intensitet të lartë.

“Të dashur qytetarë,

Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për periudhën 29 Gusht 2 Shtator priten situata të vështira atmosferike me reshje shiu me intensitet të lartë.

Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja, shprehet Ristani.

Ajo garantoi se strukturat e Bashkisë së Tiranës dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.

“Strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile janë në

gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.

Për çdo rast emergjent, mund të kontaktoni në numrat:

112 – Emergjencat Civile

S

127 -Urgjenca Mjekësore

128 – Policia

Bashkia është pranë jush dhe në shërbimin tuaj 24/7”,-nënvizon Ristani.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vuciq se bashku me lidere te sanksionuar nga perendimi ne paraden ushtarake ne kine 68b202f475ce5
Lajmi i mëparshëm

Vuçiq së bashku me liderë të sanksionuar nga Perëndimi në paradën ushtarake në Kinë

kosova perfshihet serish nga flaket 7 vatra mbeten aktive 68b209cf0d63c
Lajmi i radhës

Kosova përfshihet sërish nga flakët, 7 vatra mbeten aktive

Të fundit nga

ShkoLartë