Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, po kryeson garën pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale me 37.28 për qind të votave.
Në një prononcim në emisionin “Ora 7”, Latifi tha se kishte pritur një rezultat më të mirë, por shprehu besimin se përqindja do të rritet pas numërimit të votave të diasporës.
“Kemi pritur natyrisht rezultat më të mirë, por megjithatë ky është rezultati aktual pa votat e mërgatës dhe shpresojmë se do ta rrisim edhe pak përqindjen”, tha ai.
Latifi u shpreh optimist për balotazhin që do të mbahet më 9 nëntor, duke theksuar se puna dhe arritjet e katër viteve të fundit janë garanci për fitoren.
“Besoj se më 9 nëntor vizioni që ne përfaqësojmë, koncepti që ofrojmë dhe rezultatet që kemi dëshmuar janë baza për fitoren tonë të sigurt”, tha Latifi.
Burimi: botasot.info


