Deputeti demokrat, Edi Paloka, teksa mori fjalën në Kuvend, tha me ironi se nuk mund të presin që Edi Rama të respektojë një “marrëveshje xhentëlmenësh”.
Ai thotë se socialistët nuk mund të luajnë në këtë mënyrë me tërheqjen e firmave, duke shtuar se edhe sikur të kishin ofruar një kandidat, ata nuk do të kishin pranuar dhe do të kishin vijuar me lojërat politike.
“Udhëheqësi juaj në krye të partisë tuaj edhe të qeverisë, këtë e kam edhe me kolegët e mi. E kam bërë të qartë edhe më larg se dje, prisni që Edi Rama të zbatojë marrëveshje xhentëlmenësh. Që të jemi kaq naiv? Ky është kulmi i naivitetit.
Kush ka iluzione se këta këtej që zbatojnë urdhrat e Ramës do të zbatojnë marrëveshje xhentëlmenësh ky parlament, ka mbaruar me kohë. Ju që merrni urdhra këtej, edhe këta që marrin urdhra andej, nuk zbatohet as rregullorja, as ligjet e kushtetuta. Dhe ne presim që ju të zbatoni marrëveshje xhentëlmenësh.
Këtu është e qartë se nuk ka marrëveshje, nuk ka asnjë rast tjetër që të ketë ndodhur në këtë parlament që të luhet në këtë mënyrë jo po keni dhënë firmat ju. Kemi ardhur ne edhe me një kandidat, dhe s’e keni pranuar. Edhe po të kishim ardhur me një kandidat, s’do e pranonit.
Nuk ka budalla këtu që nuk e di këtu. Pasi patë që u mblodhën firmat, u bëtë bujarë dhe thatë ia kemi lënë opozitën. Mbylleni këtë farsë të radhës, kalojeni në votim për mua edhe të vazhdojmë. “, tha Paloka.
Burimi: botasot.info


