prishtinasit marrin letra nga uran ismaili 687aaad646aba

Prishtinasit marrin letra nga Uran Ismaili

July 18, 2025
1 minut lexim

Mëngjesin e së premtes, prishtinasit e morën një porosi. Atë, në zarf e para banesave, ua la dikush jo fort i zakonshëm.

Uran Ismaili, i cili të enjten e shpalli kandidaturën për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, iu drejtua kryeqytetasve me një letër të personalizuar, në të cilën i shprehte haptas problemet dhe zgjidhjet që do t’i bënte, në rast se do të merrte votën e tyre për t’u bërë kryetar komune.

Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, tregoi edhe reagimet e qytetarëve për këtë formë të veçantë komunikimi.

Sipas saj, diku mbi 60 mijë letra janë shpërndarë në lagjet kryesore të Prishtinës, por edhe në disa fshatra.

Por, ajo thotë se të gjithë atyre që nuk iu ka shkuar letra tek porta, atë mund ta lexojnë edhe në web faqen e partisë, “Koha për Prishtinën”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidenti i kines i shqetesuar per investimet e tepruara ne ai dhe makinat elektrike 687aa5ad9cd4b
Lajmi i mëparshëm

Presidenti i Kinës i shqetësuar për investimet e tepruara në AI dhe makinat elektrike

rrefimi trondites i gruas e zbulova tradhtine ne dushin e shtepise sone 687aac0208398
Lajmi i radhës

Rrëfimi tronditës i gruas: E zbulova tradhtinë… në dushin e shtëpisë sonë

Të fundit nga

ShkoLartë