prishtina zgjat sherbimet deri ne 1700 por fluksi ende mungon 687bfc6d66e50

Prishtina zgjat shërbimet deri në 17:00, por fluksi ende mungon

July 19, 2025
min lexim

Edhe pse është ora 16:00 dhe orari zyrtar ka përfunduar, zyrtarët e sporteleve vazhdojnë të qëndrojnë në punë.

Kjo po ndodhë pas vendimit të komunës së Prishtinës për të zgjatur orarin deri në ora 17:00, për shkak se ardhja e mërgimtarëve shton gjatë verës kërkesat për shërbime.

Megjithatë, në këtë mes korriku, koridoret janë ende bosh.

“Nuk ka bash shumë fluks të madh të qytetarëve, ndoshta nuk kanë ardhë hala, s’kanë fillu ende pushimet, për shkak që fillojnë me vonesë. Kështu që nuk ka shumë, veç sot janë 155, nuk ka shumë fluks të qytetarëve”, tha Shpresa Mulhaxha Demolli – punëtore në sportel.

Megjithatë, në ditë të caktuara, kërkesat mund të shkojnë deri në 300.

“Ka raste kur dokumentet nuk munden mu marr brenda ditës por janë raste te veçanta ato se zakonisht pajisen brenda 2-3 minutave. Ndodh qe brenda ditës me qene 200 – 300 kërkesa por sot kanë qenë më pak.”, tha ajo.

Nga komuna e Prishtinës tregojnë se orari i ri po zbatohet në tri lokacione të ndryshme.

“Është shtuar për një orë e gjysmë kjo për shkak të ju shërbejë gjithë mërgimtarëve dhe qytetareve të cilët mund të marrin shërbime në sportele si certifikata te lindjes, të marteses, të vdekjes për pronë e kështu më radhë… Kjo zgjatje e orarit do të zgjasë për tri lokacione: Komuna e Vjetër, objekti i komunës së re në Arbëri, dhe te Bashkësia Lokale te Muhaxherët” , ka thënë zëdhënësi i komunës , Donat Lushaku.

Megjithatë, Lushaku deklaron se Komuna akoma nuk e ka një strategji afatgjate për menaxhimin e fluksit veror.

Prandaj, edhe sfidat nuk mungojnë.

“Zakonisht në këto raste të zgjatjes së orarit ka vështirësi që janë teknike dhe ato te burimeve te njerëzore sepse duhet stafi të qëndrojë në një kohë më të gjatë, qëndrimi i stafit në një kohë  më të gjatë duhet që atyre të ju paguhet ajo kohë sepse ashtu e sheh edhe ligji pastaj edhe çeshtjet teknike dhe teknologjike të cilat janë mbulu paraprakisht”, ka thënë ai.

Një vendim të ngjashëm si komuna e Prishtinës, janë duke e praktikuar edhe komuna të tjera në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk ndalet dhuna ne jug te sirise vazhdojne perleshjet e ashpra midis fiseve beduine dhe druze 687bf5a14c3e2
Lajmi i mëparshëm

Nuk ndalet dhuna në jug të Sirisë, vazhdojnë përleshjet e ashpra midis fiseve beduine dhe druze

siannise fudge akuzon love island per sjellje toksike 687bfd9a0aa4c
Lajmi i radhës

Siannise Fudge akuzon Love Island për sjellje toksike

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë