prishtina hap dyert per arkitekturen dhe bashkepunimet nderkombetare 696d3eceb7baa

Prishtina hap dyert për arkitekturën dhe bashkëpunimet ndërkombëtare

January 18, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, priti në kryeqytet Kjetil Thorsen, bashkëthemelues i studios ndërkombëtare Snøhetta, i shoqëruar nga arkitekti Bekim Ramku dhe artistja Jorunn Sannes.

Vizita përfshiu Tulltoren, Bibliotekën për Fëmijë, Pallatin e Rinisë dhe Galerinë, ku mysafirët patën mundësinë të njohin nga afër projektet kulturore të qytetit dhe të diskutojnë mbi zhvillimin urban dhe arkitekturën.

Rama theksoi se Prishtina po ndërton hapësira që reflektojnë identitetin e saj dhe krijojnë mundësi për bashkëpunime ndërkombëtare, duke lidhur historinë, kulturën dhe të ardhmen përmes arkitekturës.

Postimi i plotë:

Arkitektura si urë mes historisë, kulturës dhe së ardhmes.

Këtë të diel mirëpritëm në Prishtinë Kjetil Thorsen, bashkëthemelues i studios ndërkombëtare Snøhetta, së bashku me arkitektin Bekim Ramku dhe artisten Jorunn Sannes.

Vizita në Tulltore, Bibliotekën për Fëmijë, Pallatin e Rinisë dhe Galerinë, ishte mundësi për t’i parë nga afër projektet kulturore të Kryeqytetit dhe për të diskutuar mbi zhvillimin urban dhe arkitekturën.

Prishtina po ndërton hapësira që reflektojnë identitetin e saj dhe krijojnë baza të qarta për bashkëpunime të reja ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

janiq amerika do te paraqese dokument per njohjen e kosoves nga serbia ne mars ose prill 696d37e1b31f9
Lajmi i mëparshëm

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

flori mumajesi mungesa dhe heshtja e tij fifi i zhgenjyer nga mosmarrja prandaj eshte mbase ne ate gjendje 696d402154dc7
Lajmi i radhës

Flori Mumajesi, mungesa dhe heshtja e tij/ Fifi: I zhgënjyer nga mosmarrja, prandaj është mbase në atë gjendje

Të fundit nga

ShkoLartë