prishja e koalicionit ne mitrovice rexhepi nga guxo zbardh detaje te reja 6984b4f248579

Prishja e koalicionit në Mitrovicë: Rexhepi nga Guxo zbardh detaje të reja

February 5, 2026
min lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të tërhiqet nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës. Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, deklaroi se askush nuk mund të kërkojë pozita të larta me vetëm 3% të votave.

 Ai theksoi se ka qenë bashkëpunues dhe gjeneroz me partitë e tjera, por nuk mund të lejojë pretendime që tejkalojnë kontributin politik të partive, përfshirë drejtimin e ndërmarrjeve komunale dhe pozita ekzekutive.

“Unë kam qenë tepër bashkëpunues më shumicën prej partive politike dhe asalmbleistëve që janë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. Qasja ime ka qenë tepër gjeneroze, por nuk mundesh me pretenduar me 3 për qind as me qenë nënkryetar i komunës, as me marrë më shumë përgjegjësi që nuk të takon, e lëre më të kesh pretendime që të drejtosh të gjitha ndërmarrjet komunale, katër prej sosh që i kemi. Nuk mundesh me 3 për qind me marrë edhe përgjegjësi në ekzekutiv, edhe kryesuesin, edhe drejtorë, me pasur kërkesë edhe për nënkryetar edhe për katër ndërmarrje”, deklaroi Peci para gazetarëve.

Agim Rexhepi nga Guxo në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se prishja e koalicionit në Mitrovicë nuk është një incident lokal i izoluar, por pasqyrim i tensionit mes politikës tradicionale të ndarjes së pushtetit dhe modelit të ri qeverisës që po tenton ta zbatojë koalicioni VV–GUXO–Alternativa.

Sipas Rexhepit, përplasja nuk ka qenë ideologjike apo programore, por strukturore dhe menaxheriale.

Image

Agim Rexhepi nga Guxo

“Prishja e koalicionit në Mitrovicë nuk është incident i izoluar lokal, por pasqyrim i një tensioni të njohur mes politikës tradicionale të ndarjes së pushtetit dhe një modeli të ri qeverisës që po tenton ta zbatojë koalicioni VV–GUXO–Alternativa.

Në substancë, përplasja nuk ka qenë ideologjike apo programore, por strukturore dhe menaxheriale.

Koalicioni qeverisës ka insistuar që: ndarja e drejtorive dhe ndërmarrjeve publike të jetë proporcionale me rezultatin zgjedhor; pozitat të shihen si instrument qeverisjeje, jo si shpërblim politik.

Në anën tjetër, LDK ka kërkuar: kontroll mbi disa drejtori kyçe, ndikim në ndërmarrjet publike,postin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, çka, në raport me peshën e saj elektorale, është perceptuar si tepricë politike, jo si domosdoshmëri funksionale”, ka thënë ai.

Sipas tij, këto kërkesa, krahasuar me peshën elektorale të LDK-së, janë perceptuar si tepricë politike dhe jo si nevojë funksionale.

Rexhepi thekson se Faton Peci ka ndjekur një qasje të bazuar në tre shtylla: hapje për bashkëqeverisje, kompromis të arsyeshëm dhe mbrojtje të stabilitetit institucional.

“Faton Peci ka ndjekur një qasje që mund të përmblidhet në tri shtylla: hapje për bashkëqeverisje, kompromis i arsyeshëm, mbrojtje e stabilitetit institucional.

“Gjeneroziteti” i përmendur prej tij nuk ka qenë retorikë, por: pranim i LDK-së në qeverisje pa qenë e domosdoshme numerikisht, gatishmëri për ndarje përgjegjësish, shmangie e polarizimit politik në qytet.

Mirëpo, kur kërkesat filluan të cenojnë ekuilibrin e qeverisjes dhe koherencën e programit fitues, ndalja e negociatave u bë zgjedhje e përgjegjshme, jo konfliktuale”, ka theksuar ai.

Rexhepi sqaron se vendimi kolegjial i LDK-së për largim nga koalicioni ka qenë strategjik dhe jo reagim emocional.

“ Vendimi i LDK-së: politikë opozitare e kalkuluar

Vendimi “kolegjial” i LDK-së tregon se:

– largimi nga koalicioni ka qenë vendim strategjik, jo reagim emocional;

– Partia ka zgjedhur të ripozicionohet si opozitë për interesa të brendshme partiake;

– Është vlerësuar se qëndrimi në qeverisje pa kontroll të madh institucional nuk i shërben agjendës së saj politike.

Pra, LDK nuk është përjashtuar – është larguar”, ka shtuar ai.

Ai vë në dukje se përgjegjësinë e mbajnë strukturat e brendshme të LDK-së në Mitrovicë, të pakënaqura me nivelin e pushtetit real, logjika e vjetër e ndarjes së pushtetit dhe kalkulimet për ciklet zgjedhore, ku opozita shihet si pozicion më komod sesa bashkëqeverisja pa dominim.

“Kush qëndron prapa prishjes se koalicionit?

– Nuk qëndron Faton Peci

– Nuk qëndron VV–GUXO–Alternativa

– Nuk qëndrojnë faktorë të jashtëm institucionalë.

Qëndrojnë:

– Strukturat e brendshme të LDK-së në Mitrovicë, të pakënaqura me nivelin e pushtetit real;

– Logjika e vjetër e ndarjes së pushtetit, që nuk përputhet me modelin aktual të qeverisjes;

– Kalkulime për ciklet e  zgjedhore, ku opozita shihet si pozicion më komod sesa bashkëqeverisja pa dominim.

Në thelb, kjo është përplasje e dy filozofive politike, jo konflikt personal apo institucional”, ka përfunduar Rexhepi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

seanca ne gjkko kryemadhi te enjten tjeter do prezantoj mbrojtjen time shihemi ne prime 6984b4d4d2477
Lajmi i mëparshëm

Seanca në GJKKO/ Kryemadhi: Të enjten tjetër do prezantoj mbrojtjen time, shihemi në prime

Të fundit nga

Trump tërheq 700 oficerë imigracioni në Minnesota

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po tërheq pjesë të forcave federale për zbatimin e ligjit të imigracionit në Minnesota, pasi autoritetet shtetërore dhe lokale ranë dakord të bashkëpunojnë duke dorëzuar emigrantët
ShkoLartë