prishen qetesine e punuan jashte orarit gjobiten disa lokale ne prishtine 68866c3d79781

Prishën qetësinë e punuan jashtë orarit , gjobiten disa lokale në Prishtinë

July 27, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të masave për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal ka ndërmarrë një aksion të përbashkët në disa lokale të Prishtinës gjatë mbrëmjes së kaluar.

Gjatë operacionit janë sekuestruar disa pajisje që shkaktonin zhurmë tej normave të lejuara dhe që ishin në përdorim në kundërshtim me ligjin.

“Po ashtu, janë shqiptuar edhe gjoba për prishje të qetësisë publike dhe për veprimtari jashtë orarit të lejuar”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur  se operacione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të forcimit të rendit dhe respektimit të ligjeve që garantojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Ftojmë të gjitha subjektet afariste që të respektojnë rregulloret ligjore dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë publike,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen te perkushtuar ne sferen e arsimit ne berlin u hap klasa e pare per mesimin e gjuhes shqipe 68866bc602932
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Të përkushtuar në sferën e arsimit, në Berlin u hap klasa e parë për mësimin e gjuhës shqipe

kengetarja dhe reperi shqiptar behen prinder per here te pare 68866d6a18447
Lajmi i radhës

Këngëtarja dhe reperi shqiptar bëhen prindër për herë të parë

Të fundit nga

ShkoLartë