Një prind ka sulmuar fizikisht shokun e djalit të tij, i cili më pas ka përfunduar i lënduar në spital, njoftoi policia.
Rasti është raportuar dje (25 shtator 2026) nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ku për ndihmë mjekësore ishte dërguar një 13-vjeçar nga Shkupi.
Sipas denoncimit, rreth orës 12:20, në territorin e Komunës së Aerodromit, i mituri ishte sulmuar fizikisht nga S.R., prindi i një bashkëmoshatari të tij.
Burimi: lajmpress.org


