prinderit ne shqiperi rikthejne emrat shqiptare per femijet ja cilet kryesojne 69879018af03b

Prindërit në Shqipëri rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët! Ja cilët kryesojnë

February 7, 2026
1 minut lexim

Prindërit e rinj gjithnjë e më shumë po zgjedhin emra shqiptarë për fëmijët e tyre, duke u rikthyer tek rrënjët, teksa për dekada me radhë ishin emrat e huaj ata që mbizotëronin. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Edua tek vajzat dhe Kren tek djemtë janë dy emrat shqiptarë më të përhapur.

Janë një sërë emrash të tjerë, kryesisht me kuptime të ndryshme në gjuhën shqipe, që po gjejnë përdorim të gjerë.

“Sidomos emra nga gegnishtja sepse tingëllojnë më bukur. Ndërsa emrat më modernë, por që janë shqiptarë: Edua, Ajër. Më parë e vendosnin Ajra sipas italishtes, tani preferojnë Ajër, emër shqiptar. Bora që simbolizon bardhësinë. Për meshkujt, më shumë janë emrat e lumenjve. Vazhdojnë të vendosin Drin, është shumë i përhapur. Ndërsa pjesa e veriut vendos emra si Flamur, Dren, Kroi. Trendi është edhe bashkimi i dy emrave: Sihana, Sidrita, Siar. Bashkojnë emrin me një lidhëse”, thotë Dolores Rrapollari, Specialiste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Sociologët e cilësojnë këtë fenomen të ri si rikthim tek identiteti, pas dëshirës për emra të huaj, shpesh pa ia ditur kuptimin, që ka mbizotëruar që pas viteve ’90.

“Ka ardhur koha të vinte dhe si duket ka filluar. Brezi i ri, ndoshta i tejngopur pak vetë nga këto emrat e huaj, po kërkon vetveten. Nëse prindërit e këtyre prindërve të rinj u kanë vendosur emra të huaj, kjo vinte pas një izolimi dhe mbylljeje, nga dëshira për integrim dhe përshtatje. Dëshira për modernitet ka qenë dëshira për Perëndimin. Një rol kanë luajtur edhe filmat në periudha të ndryshme”, thotë sociologia Entela Binjaku.

Pavarësisht ndryshimit të preferencave, në zyrat e gjendjes civile ekziston ende një listë me emrat e ndaluar.

“Varreze, Govate, Groshë, Mbarime… sepse kur lindnin shumë vajza, të mbaronin”, thotë specialistja Rrapollari.

Me ndryshimin e legjislacionit në Shqipëri është i ndaluar ndërrimi i emrit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania do qe te ruhet e drejta per pagesa me para ne dore 69878f4eb235f
Lajmi i mëparshëm

Gjermania do që të ruhet e drejta për pagesa me para në dorë

new york u nderon kosoven senati miraton rezoluten per 18 vjetorin e pavaresise 6987902f5cfe8
Lajmi i radhës

New York-u nderon Kosovën: Senati miraton rezolutën për 18-vjetorin e pavarësisë

Të fundit nga

Trepça ’89 përforcohet

Trepça ’89 e Mitrovicës pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit nuk rrijnë duarkryq, përforcojnë radhët me futbollistin Altin Ukiçi. Skuadra nga Mitrovica është në vend të katërt me 36

Gjendet i pajetë djali i reperit Lil Jon

Autoritetet në shtetin e Xhorxhias kanë njoftuar se një trup i pajetë, që besohet se i përket djalit të reperit të njohur Lil Jon, është gjetur në një pellg pranë banesës së
ShkoLartë