kongresi manastirit cair

Prindërit e nxënësve të shkollës “Kongresi i Manastirit” në Çair shprehen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve

March 23, 2026
min lexim

Një pjesë e oborrit të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair, e cila po përdoret për mbajtjen e gypave dhe dheut që nxirret nga punimet për ndërtimin e një pjese infrastrukturore ka ngritur shqetësimin e prindërve për sigurinë e nxënësve por edhe erën e keqe që kundërmon gjatë gjithë kohës.

“Në shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair, nuk kundërmon erë e keqe dhe se siguria e nxënësve është në nivel”, thotë drejtori i kësaj shkolle. Sa i përket shfrytëzimit të një pjese të oborrit dhe vendosjes së gypave, drejtori thonë se nga Komuna e Çairit është marr leje për shfrytëzim e kësaj hapësirë”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

”Punimet që i shihni janë duke u kryer në rrugë por është një pjesë e shkollës që është e rrethuar nga të gjitha anët apo pjesën që e ka shfrytëzuar Universiteti Nënë Tereza dhe nga ky vit nuk e shfrytëzojnë dhe nga që ishte hapësirë e lirë, është e thurur dhe mbahet zhavorr dhe gypa dhe nga që s’kanë pasur ku t’i mbajnë me lejen e komunës ato pajisje mbahen aty por nuk kundërmon ere e keqe.”(1:53 -2:09) “Ajo pjesë ku ishte hyrja e Universitetit është e rrethuar nga të gjitha anët dhe siguria është në nivel pasi aty ka edhe punëtorë i cili kujdeset për pajisjet që i mbanë dhe për rendin”, deklaroi Faik Xhoni – Drejtor i SHF “ Kongresi i Manastirit”.

Për gjendjen në oborrin e Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit”, nga komuna e Çairit thonë se bëhet fjalë për punime të përkohshme

“Hapësira do të jetë e zënë vetëm për një periudhë të përkohshme, dhe pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara, do të lirohet dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Sa i përket sigurisë, janë ndërmarrë masa mbrojtëse adekuate. Zona ku ndodhen mjetet infrastrukturore është e siguruar dhe monitorohet, si dhe është angazhuar roje për të parandaluar hyrjen e paautorizuar të nxënësve dhe personave të tjerë”, thanë nga Komuna e Çairit.

  • Hapësirë do të jetë e zënë vetëm për një periudhë të përkohshme
  • Sa i përket sigurisë, janë ndërmarrë masa mbrojtëse adekuate

Nga komuna e Çairit shtojnë se pas përfundimit të punimeve është parashikuar që oborri të rregullohet dhe të përshtatet sërish për përdorim nga nxënësit. /Alsat.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

KOSTOVSKI
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Pas dekadash pritje, nis ndërtimi i poliklinikës së re në Butel

VLEN
Lajmi i radhës

VLEN mblidhet sonte për të konkretizuar funksionimin si parti

Të fundit nga

Gjiganti anglez e do Alphonso Davies

Manchester United po planifikon të nënshkruajë me Alphonso Davies nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen, raportojnë mediet britanike. Klubi anglez pritet të vendosë si prioritet blerjen e
ShkoLartë