prinderit e indinjuar kompania meta perdori fotot e nxeneseve 13 vjecare per te promovuar threads 68cee985df1af

Prindërit e indinjuar, kompania Meta përdori fotot e nxënëseve 13-vjeçare për të promovuar “Threads”

September 20, 2025
1 minut lexim

Kompania Meta ka përdorur foto të nxënëseve të shkollës për t’i reklamuar një nga platformat e saj të mediave sociale një 37-vjeçari, një veprim që prindërit e përshkruan si “skandaloz” dhe “shqetësues”.

37-vjeçari vuri re se postimet që e nxitën të përdorte “Threads”, ishin foto të vajzave të veshura me uniformë, vetëm 13 vjeçe, me fytyrat e tyre që dukeshin qartë, në shumicën e rasteve, edhe emrat e tyre.

“The Guardian” tha se fotot e përdoruara nga Meta, janë marrë nga postimet e Instagramit, aty ku prindërit i kanë postuar vetë fotot, por që nuk ishin në dijeni se kompania mund t’i përdorte ato.

Edhe pse prindërit i kishin mbajtur llogaritë private, fotot postoheshin automatikisht në Threads.

Babai i një 13-vjeçareje, e cila u shfaq në një nga rekomandimet e kompanisë, tha se ishte “absolutisht skandaloze”. Imazhet ishin të gjitha nxënëse shkolle me funde të shkurtra, me këmbë të zhveshura ose me çorape.

Meta, kompania me vlerë 2 trilionë tha se ‘imazhet nuk shkelnin asnjë nga politikat e saj’. Ajo u shpreh se u rekomandonte njerëzve të vizitojnë Threads duke u treguar atyre foto të shpërndara publikisht që përputhen me standardet e komunitetit dhe udhëzimet e rekomandimit.

Sistemet e saj, thotë Meta, nuk rekomandojnë Threads të shpërndara nga adoleshentët, por këto ishin postime të bëra nga llogari të të rriturve që ishin vendosur për të lejuar shikimin publik.

Meta tha se i quante postime të tilla “mjete rekomandimi” dhe se ato të cilat ishin publike mund të përdoren për këtë qëllim


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

estonia publikon harten e fluturimit te tre aeroplaneve ruse qe shkelen hapesiren e saj ajrore 68cee7d8c3b20
Lajmi i mëparshëm

Estonia publikon hartën e fluturimit të tre aeroplanëve rusë që shkelën hapësirën e saj ajrore

kap raketa predha avione dhe drone izraeli instalon sistemin e ri mbrojtes 68ceedc4ec56b
Lajmi i radhës

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

Të fundit nga

ShkoLartë