prinderit e amy winehouse bejne homazhe ne 15 vjetorin e ndarjes se saj nga jeta 6a6352de4c297

Prindërit e Amy Winehouse bëjnë homazhe në 15-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta

July 24, 2026
1 minut lexim

Prindërit e Amy Winehouse, Mitch dhe Janis, kanë bërë homazhe për vajzën e tyre në 15-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, duke vizituar varrin e këngëtares në Varrezat Edgwarebury, në veri të Londrës.

Të shoqëruar nga familjarë dhe miq të afërt, ata vendosën trëndafila të kuq e të verdhë, si dhe një fotografi të Amy-t me kitarën e saj.

Janis, 71 vjeç, u pa duke përdorur një mjet ndihmës për lëvizje, ndërsa më pas u ul pranë ish-bashkëshortit të saj, Mitch, 75 vjeç, shkruan DailyMail.

Amy Winehouse u nda nga jeta më 23 korrik 2011, në moshën 27-vjeçare. Pas hetimeve, autoritetet konfirmuan se shkaku i vdekjes ishte helmimi aksidental nga alkooli.

Këngëtarja kishte folur hapur për betejën e saj me varësinë nga alkooli dhe droga, ndërsa gjatë jetës kishte kaluar disa herë në qendra rehabilitimi.

Pas humbjes së saj, Mitch, Janis dhe ish-bashkëshortja e dytë e Mitch, Jane, themeluan Fondacionin Amy Winehouse, me synimin për të mbështetur të rinjtë dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi varësitë dhe shëndetin mendor.

Në një intervistë të mëhershme, Mitch kishte rrëfyer se përpjekjet për të ndihmuar vajzën e tij ndikuan edhe në jetën e tij personale, duke theksuar se humbja e Amy-t mbetet plagë e pashëruar për familjen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

flaket detyrojne evakuimin e cap ferret mbi 400 persona shpetohen me varka ne france 6a6352106fe3f
Lajmi i mëparshëm

Flakët detyrojnë evakuimin e Cap-Ferret, mbi 400 persona shpëtohen me varka në Francë

denohet me 18 vite burg vrasesi ne menyre mizore 6a6356d0cc88a
Lajmi i radhës

Dënohet me 18 vite burg “vrasësi në mënyrë mizore”

Të fundit nga

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor për mosdeklarim të pasurisë. Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë sot vendim që ta dënojë Ahmetin me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro
ShkoLartë