princi andrew hoqi dore nga titujt por hetimet per lidhjet e tij me epstein vazhdojne 68f65a6934b0d

Princi Andrew hoqi dorë nga titujt, por hetimet për lidhjet e tij me Epstein vazhdojnë

October 20, 2025
1 minut lexim

Vendimi i Princit Andrew për të hequr dorë nga titujt dhe nderimet e tij nuk ka ndaluar hetimet për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

Edhe pse princi nuk do t’i përdorë më titujt e tij, përfshirë atë të Dukës së Jorkut, ka ende kërkesa që ato të hiqen zyrtarisht, shkruan BBC.

Deputetja britanike Rachael Maskell, ka deklaruar se shumë nga zgjedhësit e saj nuk duan më që qyteti të lidhet me familjen mbretërore dhe ka bërë thirrje që qeveria të ndryshojë ligjin për ta bërë të mundur këtë proces.

Ndërkohë, autoritetet kanë hapur një hetim mbi pretendimet se princi i ka kërkuar një oficeri të sigurisë informacione personale për Virginia Giuffre, gruan që ka akuzuar Andrew-n se e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, një pretendim që ai e ka mohuar vazhdimisht.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky prezanton ligje per zgjatjen e gjendjes se jashtezakonshme dhe mobilizimit ne ukraine 68f658b56f94b
Lajmi i mëparshëm

​Zelensky prezanton ligje për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit në Ukrainë

drejtori hoxha ndan vetura per policet e lagjes 68f65f8e7a51d
Lajmi i radhës

Drejtori Hoxha ndan vetura për policët e lagjes

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë