princesha olympia e greqise pushton kopertinen e vogue scandinavia shfaqet me stil te guximshem ne new york 6aee511f09354

Princesha Olympia e Greqisë pushton kopertinën e Vogue Scandinavia, shfaqet me stil të guximshëm në New York

November 7, 2026
1 minut lexim

Dikur revista Tatler e cilësoi si “personin më të lezetshëm në botë”, ndërsa ajo është një emër i rregullt në rreshtat e parë të sfilatave të modës. Kur nuk shijon jetën në apartamentin e saj luksoz në New York, udhëton në vende të ndryshme të botës.

Tani, Princesha Olympia e Greqisë dhe Danimarkës, kumbara e mbretit Charles, ka një tjetër arritje në karrierën e saj publike. Ajo është protagonistja e kopertinës digjitale të numrit të këtij muaji të revistës Vogue Scandinavia.

Vajza e vetme e Princit të Kurorës së Greqisë, Pavlos, dhe bashkëshortes së tij, Marie-Chantal, u shfaq me një pamje tejet elegante dhe ekstravagante.

Në njërën prej fotografive, princesha pozon me një pallto gëzofi në ngjyrë të gjelbër neoni, të kombinuar me geta rozë, duke dëshmuar edhe një herë guximin e saj në zgjedhjet e modës.

Image

Princesha Olympia e Greqisë

Me flokët e mbledhur prapa dhe një grim të lehtë që theksonte tiparet natyrale të fytyrës, pamjen e saj e plotësonin vathët mbresëlënës me smeraldë dhe detaje ari.

Një tjetër fotografi, e realizuar nga fotografi Landon McMahon në New York, qytetin ku Olympia jeton, e paraqet atë duke pozuar me një gazetë dhe një kafe të marrë me vete, duke mishëruar stilin karakteristik të një njujorkezeje.

Teksa kalonte pranë ndriçimit të një vitrine dyqani, ajo shfaqej me një bluzë me motive vezulluese, pantallona blu dhe syze dielli transparente. Pamjen e kompletonin vathët rrethorë me diamante dhe ar, ndërsa flokët e saj të artë valëviteshin në erë.

Image

Princesha Olympia e Greqisë

Në fotografinë e tretë, e cila të kujtonte skenat e serialit të famshëm Sex and the City, Olympia shihej duke vrapuar në një vendkalim rrugor, ndërsa mbante në dorë një çantë të mbushur me blerje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dimitrievski kerkon takim lideresh provimi i jurisprudences vetem ne maqedonisht 6aee511f0f1c4
Lajmi i mëparshëm

Dimitrievski kërkon takim liderësh: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht

dimitrievski kerkon takim lideresh provimi i jurisprudences vetem ne maqedonisht 6aee511f10f0a
Lajmi i radhës

Dimitrievski kërkon takim liderësh: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht

Të fundit nga

ShkoLartë