prezantohet aneksi i metodologjise se ikkl se per dokumentimin e krimeve ekonomike te luftes 68af0a8dc5ec0

Prezantohet aneksi i Metodologjisë së IKKL-së për dokumentimin e krimeve ekonomike të luftës

August 27, 2025
1 minut lexim

Mbi 345 metra material fizik tashmë ruhen në arkivat e Institutit te Krimeve të Kryera gjatë Luftës. Kështu tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë prezantimit të aneksit të Metodologjisë së punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës (IKKL) për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike.

Kurti tha se me dokumentimin e krimeve ekonomike gjatë luftës në Kosovë mund të krijohet një arkiv i besueshëm.

“Ky proces është obligim moral ndaj viktimave dhe obligim kombëtar – na shërben për ballafaqimin me të kaluarën. Lufta në Kosovë ishte projekt i shkatërrimit dhe asgjësimit, andaj dokumentimi i tyre është jetik. Krahas dëmit të jashtëzakonshëm, në Kosovë janë shkaktuar edhe dëme të pallogaritshme ekonomike përfshirë djegien e pronave publike dhe private”, tha Kurti.

Ai shtoi se çdo material i mbledhur tregon se krimet nuk po harrohen.

Drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi theksoi se Instituti nuk është vetëm arkiv, dhe sipas tij, po ndërtohet edhe si platformë.

“Që nga fillimi të gjitha dokumentet që e përbejnë kornizën ligjore janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore. Aneksi metodologiik që do të prezantohet sot është vazhdimësi e kësaj pune. Sot qëllimi ynë është i qartë që të përfitojnë nga ekspertiza juaj që ta përmirësojmë këtë aneks”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haaland merr vendimin e papritur 68af0a795e18b
Lajmi i mëparshëm

Haaland merr vendimin e papritur

rafti i librave te putinit hulumtimi i rel it zbulon se si kremlini po i paraqet pamjet e vjetra si te reja 68af0b982154b
Lajmi i radhës

Rafti i librave të Putinit: Hulumtimi i REL-it zbulon se si Kremlini po i paraqet pamjet e vjetra si të reja

Të fundit nga

ShkoLartë