presim qartesi per garancite e sigurise sekretari rutte do angazhohemi me intensivisht per mbrojtjen e ukraines 68b863e56d62d

“Presim qartësi për garancitë e sigurisë”/ Sekretari Rutte: Do angazhohemi më intensivisht për mbrojtjen e Ukrainës

September 3, 2025
min lexim

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të mërkurën se pret qartësi gjatë një samiti të aleatëve të Ukrainës të enjten “ose pak pas tij” lidhur me garancitë e sigurisë që Evropa mund t’ia ofrojë Kievit pasi të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë.

“Pres që nesër, ose pas ditës së nesërme, të kemi qartësi për atë që mund të ofrojmë kolektivisht”, tha Rutte në një konferencë për shtyp me presidentin e Estonisë, Alar Karis, në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Kjo do të thotë që ne mund të angazhohemi edhe më intensivisht, përfshirë me palën amerikane, për të parë se çfarë duan ata të kontribuojnë në kuadër të garancive të sigurisë”, shtoi ai.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, do ta organizojnë të enjten një takim kryesisht virtual të liderëve të “koalicionit të vullnetit”, kryesisht aleatë evropianë që kanë punuar për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Synimi i garancive është ta parandalojë Rusinë nga kryerja e ndonjë sulmi të ri ndaj Ukrainës pasi lufta të ketë përfunduar, qoftë përmes një armëpushimi apo një marrëveshjeje për paqe të përhershme.

Zyrtarët perëndimorë thonë se elementi më i rëndësishëm i garancive do të jetë mbështetja e vazhdueshme dhe fuqishme për forcat e armatosura të Ukrainës, por pritet që masat të përfshijnë gjithashtu një forcë ndërkombëtare për t’i dhënë siguri Kievit.

Udhëheqësit evropianë e kanë bërë të qartë se një forcë e tillë do të jetë e mundshme vetëm me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u zotua për këtë muajin e kaluar, por Uashingtoni ende nuk ka vendosur se çfarë është i gatshëm të ofrojë.

Rutte u përpoq në konferencën për shtyp të siguronte anëtarët e NATO-s në Evropën Lindore se burimet e dedikuara për garancitë e sigurisë për Ukrainën nuk do ta dobësojnë mbrojtjen e aleancës perëndimore kundër Rusisë në krahun lindor.

“Duhet ta parandalojmë shpërndarjen e tepërt të burimeve tona, dhe kjo do të thotë që gjithmonë duhet të shohim se çfarë ndikimi do të ketë mbi planet (e mbrojtjes) të NATO-s”, tha ai.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putini fton zelenskyn ne moske thote se sheh drite ne fund te tunelit per luften ne ukraine 68b8623875e15
Lajmi i mëparshëm

Putini fton Zelenskyn në Moskë, thotë se sheh “dritë në fund të tunelit për luftën në Ukrainë”

IMG 9332
Lajmi i radhës

Mexhiti: E vërteta për takimin Osmani-Gruevski nuk mund të fshihet

Të fundit nga

ShkoLartë