presidentja vjosa osmani tregon biseden me trump dhe ndan detajet nga takimi ne davos 69729a390d434

Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos

January 22, 2026
1 minut lexim

Në një lidhe direkte nga Davosi në “Top Story” me Grida Dumën, presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ndau detajet nga ceremonia e Bordit të Paqes si dhe foli për bisedën e saj me presidentin amerikan, Donald Trump.

E pyetur se çfarë u tha në bisedën që ajo pati me presidentin amerikan Donald Trump, Osmani tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë i përcolli një mesazh për Kosovën dhe shtoi se ishte një bisedë shumë pozitive që nisi në samitin e OKB në shtator.

Sakaq Osmani sqaroi se pse e përfaqësoi ajo Kosovën dhe jo kryeministri, Albin Kurti duke shprehur se kushtetuta e Kosovës parasheh që politikën e jashtme e udhëheq presidenti, megjithatë ajo theksoi se aderimi i Kosovës në Bordin e Paqes ishte fitore edhe për të edhe për kryeministrin.

Patët një bisedë me presidentin Trump gjatë ceremonisë, çfarë u tha në atë bisedë?

Ishte një bisedë shumë pozitive për Kosovën dhe për qytetarët e saj, ka qenë një bisedë që ka filluar në samitin e OKB-në Nju Jork më 28 shtator.

Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo kryeministri Albin Kurti?

Sepse kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës, sepse tek ne presidentja e udhëheq politikën e jashtme, edhe kryeministri është këtu në Davos, por ne i kemi detyrat e ndara. Megjithatë, sukseset i kemi të përbashkëta.

Ishit e ulur pranë presidentit, si u përcaktua kjo dhe pse zgjodhët ngjyrën e kuqe në veshje?

Ishin rregulla të përcaktuara nga SHBA edhe e uljes dhe e nënshkrimit, çdo rregull protokolli është caktuar nga Shtëpia e Bardhë. Sa i përket ngjyrës së kuqe në veshje, është ngjyra ime e preferuar Grida, një ngjyrë që e dua shumë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kufjet sony linkbuds clip vijne me dizajn me kapese jetegjatesi baterie nente oreshe 697299ce7338b
Lajmi i mëparshëm

Kufjet Sony LinkBuds Clip vijnë me dizajn me kapëse, jetëgjatësi baterie nëntë orëshe

tregjet financiare mirepresin marreveshjen e trump rriten treguesit ne evrope e azi 69729a3b4b52a
Lajmi i radhës

Tregjet financiare mirëpresin marrëveshjen e Trump, rriten treguesit në Evropë e Azi

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë