presidentja vjosa osmani takon sekretarin e shtetit te shba se marco rubio ne 18 vjetorin e marredhenieve diplomatike 6998b3b2c9b48

Presidentja Vjosa Osmani takon Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në 18-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

February 20, 2026
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në një takim që shënoi 18-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Presidentja Osmani falënderoi Sekretarin Rubio për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në vend, e cila sipas saj, mbetet vendimtare për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në diskutime u trajtua gjithashtu rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe në mbrojtje, si pjesë e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e përbashkët për adresimin e sfidave globale dhe për avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Postim i plotë:

Me SHBA-të jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj!

Në 18-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ishte nder i veçantë që sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.

Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

durres ishte denuar me burg shfaqi probleme shendetesore dhe u transportua ne spital nderron jete 63 vjecari 6998b39551638
Lajmi i mëparshëm

Durrës/ Ishte dënuar me burg: Shfaqi probleme shëndetësore dhe u transportua në spital, ndërron jetë 63-vjeçari

te shtena me arme zjarri ne tetove 6998db5aa0f18
Lajmi i radhës

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Të fundit nga

Vjosa Osmani takohet me deputetin Haxhi Avdyli

Vjosa Osmani është takuar me deputetin Haxhi Avdyli, në bazë të pamjeve. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje konkrete, takime të tilla zakonisht shërbejnë për koordinim dhe shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet
ShkoLartë