presidentja siljanovska davkova do ti hape mbremjet e 64 ta strugane te poezise 68a76c078ea87

Presidentja Siljanovska Davkova do t’i hapë mbrëmjet e 64-ta strugane të poezisë

August 21, 2025
1 minut lexim

Strugë, 21 gusht – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sonte do të mbajë fjalim dhe do ta hapë edicionin e 64-të të Mbrëmjeve strugane të poezisë, e cila mbahet nën kujdesin e saj.

Manifestimi, siç kumtoi Kabineti i presidentes, do të fillojë në orën 20:30 minuta në Qendrën për Kulturë “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë.

“Si pjesë e ceremonisë së hapjes së festivalit, do të mbahet “Meridianët Poetikë”, të cilët do të fillojnë me prezantimin e fituesit të Kurorës së Artë të Mbrëmjeve të Poezisë të Strugës për vitin 2025, poetit sllovak Ivan Shtërpka. Në Leximin Ndërkombëtar të Poezisë në mbrëmjen e parë të festivalit do të marrin pjesë fituesja e çmimit “Vëllezërit Miladinov” për vitin 2024 – Katica Qulavkova, fituesja e këtij viti e çmimit për përmbledhjen më të mirë të poezisë nga një poet debutues nga bota “Urat e Strugës” – Mateush Shimçik, si dhe 20 poetë të shquar nga 17 vende”, qëndron në kumtesë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen arber ademi dhe bdi e ulen perqindjen e shqiptareve sot bejne viktimen 68a766fd60953
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Arbër Ademi dhe BDI e ulën përqindjen e shqiptarëve, sot bëjnë viktimën!

ministria e arsimit miraton udhezimin per vitin e ri shkollor masa kunder bullizmit dhe ndalim i celulareve ne shkolla 68a7757f6c219
Lajmi i radhës

Ministria e Arsimit miraton udhëzimin për vitin e ri shkollor: Masa kundër bullizmit dhe ndalim i celularëve në shkolla

Të fundit nga

“Fero bëhet baba për herë të dytë”

Reperi i njohur Fero duket se po jeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij, duke nisur një kapitull të ri larg vëmendjes së publikut. “Prive” raporton se artisti
ShkoLartë