presidentja shkarkon ambasadorin ne itali vesel memedi dhe dy ambasadoret ne austri dhe indi 691dc610221c3

Presidentja shkarkon ambasadorin në Itali, Vesel Memedi dhe dy ambasadorët në Austri dhe Indi

November 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 nëntor – Janë tërhequr ambasadorët e Maqedonisë në Itali, Austri dhe Indi. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi një seri dekretesh me të cilat bëhen ndryshime të rëndësishme në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.

Ambasadori Vesel Memedi në Romë do të përfundojë mandatit më 31 janar 2026.

Osvit Rosokllija do të tërhiqet nga detyra në Austri më 28 shkurt, ndërsa ambasadori Sllobodan Uzunov në Indi do ta lërë funksionin më 19 dhjetor 2025.

Në të njëjtën kohë, ambasadori Igor Popov merr kompetenca shtesë – me dekretin e ri ai emërohet ambasador joresident në Uruguai, me seli në Brazil. Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë, dhe për zbatimin e tyre është përgjegjës Ministria e Punëve të Jashtme.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkaktohet rrjedhje e shkumes kimike ne nje bulevard ne shkup gjorgjievski thote se autori eshte identifikuar 691dbef5088b1
Lajmi i mëparshëm

Shkaktohet rrjedhje e shkumës kimike në një bulevard në Shkup, Gjorgjievski thotë se autori është identifikuar

deputeti i pd akuza mazhorances na gjeni nje parlament ne bote ku zv kryeministrja eshte e pandehur 691dc81533742
Lajmi i radhës

Deputeti i PD akuza mazhorancës: Na gjeni një Parlament në botë ku zv/kryeministrja është e pandehur!

Të fundit nga

ShkoLartë