presidentja osmani takohet me senatorin rubio 68d410a0ef791

Presidentja Osmani takohet me senatorin Rubio

September 24, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka zhvilluar një bisedë “përmbajtësore” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara.

Osmani ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të shteteve të ndryshme, përfshirë edhe zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Me sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti [amerikan, Donald] Trump”, shkroi Osmani në Facebook, pa dhënë detaje të tjera për këtë takim.

Takimi i Osmanit me Rubion vjen pasi më herët gjatë shtatorit raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje. Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

Osmani kishte shprehur “keqardhje dhe shqetësim të thellë” lidhur me vendimin e SHBA-së për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik.

Kosova dhe SHBA-ja pritej ta finalizonin marrëveshjen për dialogun strategjik këtë vit, pasi presidentja Osmani pati njoftuar në janar për arritjen e ujdisë mes dy vendeve.

Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka hedhur poshtë kritikat e SHBA-së, duke thënë se “veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.

Kurti, ndërkaq, deklaroi më 19 shtator se Qeveria në detyrë e Kosovës ka “disa” dallime në qëndrime me SHBA-në, por nguli këmbë se raportet mes dy vendeve nuk janë prishur./  REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ramadani para ndeshjes ne therande klubi do te jap atomin e fundit ne fushe 68d410941f7da
Lajmi i mëparshëm

Ramadani para ndeshjes në Therandë: Klubi do të jap atomin e fundit në fushë 

dyshimet spak merr si te pandehur kryebashkiakun e kolonjes erion isain 68d41146bd0e3
Lajmi i radhës

Dyshimet/ SPAK merr si të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain

Të fundit nga

ShkoLartë