Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit, akademikut dhe profesorit të nderuar, Nexhat Daci.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani e ka përshkruar Akademik Dacin si një personalitet të rrallë, i cili ka bashkuar dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udh
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit, akademikut dhe profesorit të nderuar, Nexhat Daci.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani e ka përshkruar Akademik Dacin si një personalitet të rrallë, i cili ka bashkuar dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit.
Osmani thekson se gjatë viteve të vështira të nëntëdhjetave, Akademik Daci u angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me dije, maturi dhe vizion, ai dha një kontribut të çmuar në vendosjen e themeleve të forta të shtetit të Kosovës.
Presidentja vlerëson kontributin shumëdimensional të Dacit në ndërtimin e shtetit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës, duke e konsideruar atë pjesë të rëndësishme të historisë institucionale dhe intelektuale të vendit.
heqës i institucioneve shkencore të vendit.

Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, akademikut dhe profesorit të nderuar, Nexhat Daci.
Akademik Daci ishte një personalitet i rrallë, i cili bashkoi dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit.
Në vitet më të rënda për popullin e Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të nëntëdhjeta, Akademik Nexhat Daci u angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me dije, maturi dhe vizion, ai dha një kontribut të çmuar në vendosjen e themeleve të forta të shtetit të Kosovës.
Kontributi i tij shumëdimensional në ndërtimin e shtetit, në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë institucionale dhe intelektuale.
Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Daci, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
I përhershëm qoftë kujtimi për Akademik Nexhat Dacin!
Burimi: botasot.info